Panorama Sport (Albania)

Tiago Mota: Barcelona e fortë, por ja si Interi merr rezultat

-

Tiago Mota e njeh mjaft mirë ambientin te Barcelona dhe tek Interi. Në Katalonjë pati fatin të luajë me lojtarë të mëdhenj, ndërsa në Milano të bënte histori në vitin 2010. Mesfushori italo-brazilian flet për duelin që do të luajnë të dyja skuadrat në Champions dhe u tregon rrugën zikaltërve si mund të marrin rezultat pozitiv në “Kamp Nou”. Ai kujton me nostalgji fitoren 31 në “San Siro” dhe thotë gjithashtu se nuk e meritoi kartonin e kuq për faullin ndaj Busketsit.

Akademia- “Te Barcelona punohet shumë me teknikën dhe me mënyrën se si duhet ta pozicionos­h trupin kur luan. Punohet gjithashtu mbi presingun e lart ndaj kundërshta­rit në mënyrën që humbet topin. Kam mësuar shumë aty, të gjitha m’u deshën për karrierën time. Kam luajtur me Andres Iniestën, është shumë e thjeshtë”. Barcelona- “Ata kanë gjithmonë favorin e të pasurit lojtarë me cilësi teknike të jashtëzako­nshme. Nëse më parë dikush nuk është shumë i mirë me këmbë, tani ka mësuar të luajë. Mjafton të shihni Umtitin si e ka ndryshuar mënyrën e të luajturit”. Champions- “Barcelona është shumë më e fortë se Interi. Këtë e thonë rezultatet e sezoneve të fundit dhe projekti që kanë pasur të dyja skuadrat. Pastaj është Mesi, i cili mund të vërë në vështirësi të gjitha formacione­t mbrojtëse të skuadrave në Europë. Mundësitë e Interit? Në Barcelonë mund të luajë vetëm në kundërsulm sepse blaugranët lënë shumë hapësira kur sulmojnë dhe mund t’i godasësh. Me disa lojtarë të shpejtë dhe teknikë mund t’u shënosh”.

San Siro- “Në ndeshjen e parë do të jetë e vështirë sepse përveç Mesit, Interi duhet të bëjë kujdes ndaj Suarezit dhe Kutinjos. Sepse Barcelona mund të ndëshkojë nga të gjitha anët. Por, në ‘ San Siro’ do të jetë ndryshe. Zikaltrit do të kenë 80 mijë tifozë në mbështetje dhe ata do ta shtyjnë skuadrën”. Tripleta- “Fitorja 3- 1 në Milano ishte një rezultat fantastik. I goditëm me inteligjen­cë dhe me aksione të shpejta. Pastaj u mbrojtëm mirë dhe falë tifozëve që dukej sikur shtonin energjitë tona. Buskets? E patë që nuk i bëra asgjë. Arbitri më ndëshkoi kot dhe humba finalen e Madridit”.

Murinjo- “Pretendont­e shumë nga lojtarët dhe në ditën e ndeshjes na motivonte shumë. Dinte gjithmonë të thoshte gjërat e duhura, edhe nëse ti nuk doje ta dëgjoje. Por, ai kishte gjithmonë të drejtë. Mori maksimumin nga ne: Champions, kampionat dhe kupë. Një vit që nuk mund të harrohet kurrë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania