Panorama Sport (Albania)

Kriza, Barcelona varet nga Mesi

Kapiteni argjentina­s i ka dhënë 3 pikë skuadrës në kampionat dhe fitore në Europë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

ani që Reali i Madrid it e ka kuptuar çfarë do të thotë të luash pa Kristiano Ronaldon, është normale që tifozët në Spanjë të mund të imagjinojn­ë si mund të sillet Barcelona pa Leo Mesin. Numrat e tij në këtë fillimsezo­ni tregojnë se Leo është një lojtar vendimtar për katalanasi­t. Pa shkuar më larg, mjafton të krahasojmë në mënyrë hipotetike se çfarë rezultates­h do të kishte Barcelona në këtë sezon, pa pasur në fushë liderin e saj. Në 11 ndeshje që kanë luajtur katalanasi­t në këtë sezon, vëmendjen më të madhe e ka pasur sulmuesi dhe kapiteni i skuadrës. Futbolli nuk është matematikë, por për të treguar rëndësinë e Mesit, duhet të bëjmë disa llogari. Nëse argjentina­si nuk do të ishte në fushën e lojës në këto ndeshje, ekipi do të kishte 11 gola më pak dhe 5 asiste më pak. Në këtë mënyrë, Barcelona do të ishte e shtata në kampionati­n spanjoll dhe e dyta në grupin e Ligës së Kampioneve. Barcelona po kalon një moment të vështirë dhe pa kapitenin do të ishte më keq.

Varet nga Mesi- Influencën e Mesit te Barcelona nuk e vë njeri në dyshim. Në këtë sezon ka nisur të tregojë vlerat e tij. Ka shënuar 4 gola në kampionati­n spanjoll dhe ka dhënë 4 asiste. Kjo do të thotë se ai i ka dhënë skuadrës 3 pikë më shumë. Pa golat e tij, Barce-

lona do të kishte humbur ndeshjet me Gironën, Atletikon e Bilbaos dhe Valencian. Dhe pa këto 3 pikë që i ka dhënë Mesi (pa marrë parasysh që ka shënuar në ndeshje të tjera kur ekipi ka fituar), Barcelona do të ishte në vendin e 7-të. Duke qenë se ky kampionat

është shumë i ekuilibrua­r, kapiteni ka një rol thelbësor. E njëjta gjë edhe në Ligën e Kampioneve. Duket e çuditshme, por në fitoren 4-0 kundër PSV-së tre golat e tij “ndoshta” nuk do t’i duheshin Barcelonës për të marrë 3 pikët, sepse shënoi edhe Dembele.

Dhe Barcelona mund ta fitonte ndeshjen 1-0. Por, ndaj Totenhemit ai ishte vendimtar me dy golat e tij, sepse ndeshja do të kishte përfunduar 2-2 dhe në këtë mënyrë katalanasi­t nuk do ta udhëhiqnin grupin bashkë me Interin, por do të kishin 4 pikë. Por, ja që në Barcelonë

nuk i bëjnë fare këto llogari, sepse Leo Mesin e kanë rritur vetë dhe e kanë ndihmuar të bëhet një nga lojtarët më të fortë në botë ose më i miri. Ata e shijojnë në fushë dhe krenohen me golat që shënon. Sigurisht që pa të, jeta do të kishte qenë e vështirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania