Panorama Sport (Albania)

Futbolli “në të zezë”, FSHF: Po na kërcënojnë

Ministri: Deklarime qesharake, por situata do të ndryshojë

-

Në seancën e djeshme plenare të Kuvendit, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, thirri në një interpelan­cë ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, lidhur me ligjshmëri­në fiskale në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ministri Ahmetaj u shpreh se FSHF është një organizatë jofitimpru­rëse, që paguan disa taksa. Por, Braçe deklaroi se nuk mori përgjigje nga ministri për dy çështje kryesore: Sa është % që i takon buxhetit nga e drejta televizive në 10 vitet e fundit dhe se çfarë është zëri “paga jashtë federatës” sipas deputetit të PS-së. Ai tha se vlera e zërit ‘paga jashtë federatës’ është tri herë më e madhe se vlera e pagave të paguara për personelin në FSHF. Ndërsa nuk i kurseu sulmet ndaj presidenti­t të FSHF-së, Duka, ai kërkoi nga ministri që askush nuk duhet të ketë imunitet fiskal dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, qofshin ata edhe legjendë e kombit dhe mori disa shembuj në Europë, nga Gjermania në Spanjë, por edhe nga vende të tjera. Ndërkohë që Ahmetaj, gjatë fjalës së tij, e vendosi theksin te formalizim­i me emergjencë i klubeve të futbollit. Ai mori disa shembuj nga ekipet e futbollit si Skënderbeu, Tirana, Partizani dhe Vllaznia, ku lojtarët deklarojnë kontrata qesharake, madje marrin më pak se ekonomistj­a duke fshehur të ardhurat. Ministri nxori listat e pagesave edhe për trajnerët, ku theksoi se në futbollin shqiptar ka edhe trajnerë që punojnë ‘për pasion, pasi nuk marrin asgjë, apo që deklarojnë 1 lek’. Për të gjitha këto raste, ai tha se duhet një formalizim emergjent. Në fund të diskutimit në Kuvend, Braçe, në një moment debati me Ahmetajn, theksoi se duhet të paguajnë edhe të mëdhenjtë njëlloj para ligjit dhe jo vetëm “fakirët”, ndërsa solli një rast konkret. Ja të gjitha diskutimet e djeshme mes Braçes dhe Ahmetajt gjatë seancës plenare. DISKUTIMET Erjon Braçe

“Uli Hënes është një kampion bote, është dënuar me 3.5 vite burg për evazion fiskal dhe mori detyrim për të paguar 18.5 mln euro detyrime tatimore që u ishte shmangur. Ronaldo pagoi 18.8 mln euro gjatë periudhës që luante në Spanjë, po ashtu edhe Murinjo është dënuar me një vit burg dhe detyrimin për të paguar 1.78 mln paund, por edhe Messi që është dënuar me 21 muaj dhe detyrimin për të paguar 5 mln euro për evazion, Neymar, etj. Nga Gjermania që udhëheq Europën e deri te Spanja ka shembuj ku barazia fiskale merr një vlerë themelore, po në Shqipëri? Dua të mbetem te sporti. FSHF është një nga institucio­net më të rëndësishm­e, pa më të voglin diskutim duhet të ishte institucio­ni që duhet të reflektont­e ligjshmëri fiskale. Që nga shkurti kam kërkuar informacio­ne, por me thënë të drejtën nuk marr një përgjigje të saktë

për përputhshm­ërinë me ligjin. Pres një përgjigje nga Ahmetaj për këtë fakt”. Arben Ahmetaj “Struktura ligjore për futbollin dhe pjesës së pronësisë, e cila është konfuze, pjesës së sponsorizi­meve dhe promovimev­e, kanë sjellë në shumë raste kaos në klubet sportive. Kërkesa për interpelan­cë ka qenë e gjerë. Për sa i përket FSHF- së, sot, për shkak të mbështetje­s të qeverisë ‘Rama 1’, ka tri stadiume të reja, i Elbasanit, Shkodrës dhe kompleksi sportiv i Tiranës. Stadiume në këtë vend janë ndërtuar vetëm në kohën e Enverit

në 1980. FSHF ka qenë dikur një institucio­n pa zë, sot është në fokus, pasi vëmendja ndaj sportit është rritur ndjeshëm. Në aspektin fiskal është regjistrua­r në 08.08.1996, ka statusin e organizatë­s jofitimpru­rëse dhe deklaron në tatimin mbi të ardhurat kontribute­t dhe tatime të tjera në burim. Ka një problem serioz me klubet. Po ju nxjerr tri klube, që kanë nevojë për formalizim; Skënderbeu, një klub dinjitoz dhe çfarë ndodh? Kristi Vangjeli paguhet 100 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa ekonomistj­a merr pak më shumë, merr 130 mijë lekë në muaj. Me këto listëpages­a, këta futbollist­ë nuk kanë pasur mundësi të hanë, jo më për të luajtur. De Souza paska marrë 22 mijë lekë të reja në muaj dhe kur ka hyrë në fushë....Bujar Lubani, trajner i madh, merrte 36 mijë lekë në muaj; Gugash Magani, ky punonte me zero, e bënte nga pasioni, nuk merrte pagë; pastaj Klodian Dervishi, edhe ky me zero. Ze Maria merr vetëm 19 mijë lekë; pastaj kemi Ilion Likën, 19 mijë lekë. E kuptoni sa larg janë klubet nga formalizim­i? Astrit Nallbani, paga bruto është 1 lek. Ndalemi te Vllaznia: Armango Cungu 544 mijë lekë, për hir të së vërtetës, është më afër formalizim­it. Te Partizani, kemi Alveshin, ky merr 130 mijë lekë në muaj, Alban Hoxha 100 mijë lekë. Dua të them që formalizim­i në futboll është emergjencë. Me ligjin e ri të sportit, jam i bindur që situata do të avancojë”.

Erjon Braçe

“Në asnjë rast nuk do ta mbyll gojën para institucio­neve që kanë fituar imunitet fiskal, qofshin nderi apo llumi i kombit, para ligjit, të gjithë të barabartë, duhet të paguajnë tatime dhe taksa. Unë pyeta për tatimin mbi të ardhurat, që paguhet nga FSHF dhe sa është 10% që i takon buxhetit nga e drejta TV në 10 vitet e fundit, por nuk mora përgjigje. Që në shkurt kam kërkuar te Financat për tatimin në burim, honorarët dhe bonuset që paguhen nga FSHF në 8 vitet e fundit, por përgjigje nuk kam marrë. Për 8 muaj nuk jepet përgjigje, por as këtu. Ministri iu referua të dhënave për pagat të personelit. Çfarë është zëri ‘paga jashtë federatës’, pasi vlera është tri herë më e madhe se vlera e pagave të paguara për personelin. Nuk mund të ketë imunitet FSHF nga tatimet. Në Belgjikë janë mbi 100 të arrestuar për evazion. Kur kjo ndodh në zemër të Europës, pse ne duhet të pranojmë alibinë e një personi që nuk heq dorë nga një karrige atje për këtë gjë. Pse duhet t’i jepet imunitet një institucio­ni të tillë, bëni detyrën. Nuk ta solla Ronaldon për të krahasuar me Vangjelin, por për shembull”. Arben Ahmetaj

“Unë mendoj që të harxhosh kaq shumë kohë për FSHF dhe sportin është gjëja e duhur. Ia vlen të fokusohemi edhe te bastet. FSHF ka statusin e organizatë­s jofitimpru­rëse, deklaron disa tatime; në listëpages­a, në 2018, ka 72 të punësuar për sigurimet ka paguar 75 milionë lekë”. Erjon Brace

“E kuptoj ironinë tuaj, ishte e zgjuar. Do të vijoj që të harxhoj kohën. Dje, në orën 15:20, zyrtarët e Hetimit Tatimor në Fier shkuan në një lokal në fshatin Çermë, e gjetën bosh dhe e gjobitën për mosprerje të kuptonit tatimor. Pronari i ra kasës në atë moment dhe del kuptoni nr.130. Kur kjo ndodh me një fakir në mes të Çermës, pse nuk u dashka të ndodhë me një në krye të FSHF. Prandaj do ta harxhoj kohën”.

 ??  ?? Erjon Braçe duke ndjekur ndeshjen e fundit, Kukësi - Partizani (0-1). Deputeti i PS-së është një tifoz i të kuqve
Erjon Braçe duke ndjekur ndeshjen e fundit, Kukësi - Partizani (0-1). Deputeti i PS-së është një tifoz i të kuqve
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania