Panorama Sport (Albania)

Punonjësja do pagesat: Më ke pirë gjakun, më jep djersën time

Denoncim për 9 paga të pashlyera nga klubi

-

Përveç shumë problemeve ne fushën e lojës këtë sezon, hallet e Tiranës vijojnë edhe nga e shkuara. Në një prononcim për emisionin "Stop" në "Tv Klan", është ish-sanitarja e klubit të Tiranës, Mimoza Qyra, e cila kërkon pagat e prapambetu­ra nga viti 2015 kur klubi administro­hej nga bashkia.

ÇËSHTJA - Ajo i është drejtuar gjykatës dhe e ka fituar këtë çështje jo vetëm në Shkallën e Parë të gjykimit, por edhe në Apel, por sipas saj nuk është paguar ende

me asnjë lek. Ish-punonjësja ka një mesazh për presidenti­n aktual të Tiranës: "Ky është presidenti i Klub Tiranës, Refik Halili quhet. O shoku drejtor, më jep lekët se kam fituar gjyqin. Kam tre vjet që pres lekët tuaja. O drejtor, të lutem

m'i jep ato lekët e mia, djersën time. Kam punuar kaq vite këtu! Më ke pirë gjakun, më ka hyrë reumatizma deri në kockë. Dua lekët e mia".

ZGJIDHJA - Përmbarues­i i caktuar nga shteti për këtë çështje, Pjetër Caka, pati edhe ai prononcimi­n e tij, ku deklaroi se Tirana nuk ka as NIPT, ndërsa është bërë edhe një kallëzim penal për Refik Halilin. "Në qoftë se nuk ka pasuri, nuk ke si e gjykon. Pavarësish­t se është një klub, biznes futbolli, nëpër banka nuk rezulton të ketë lekë. Edhe për këtë është bërë një kallëzim penal për zotërinë, për vetë presidenti­n e klubit të futbollit. Klubi i futbollit ka një NIPT dhe ne i referohemi NIPT-it. Nuk rezulton të ketë, gjithmonë kanë qenë të bllokuara

edhe nga përmbarues­it e tjerë privatë. Po të kishte lekë në llogari ne do e kishim bërë likuidimin. Ne jemi të detyruar të përsërisim herë pas here sekuestron, nëse ka apo jo, por nuk kemi çfarë të bëjmë më gjatë. Edhe kallëzim penal, që mund të ketë fshehje pasurie, i kam bërë. Tani nuk e di çfarë të them", ka deklaruar përmbarues­i në lidhje me çështjen e ish-punonjëses. PROBLEMATI­KA Periudha e administri­mit nga bashkia ka krijuar në klub një listë të gjatë gjobash. Me gjithë shlyerjen e herëpasher­shme të çështjeve sportive që kanë të bëjnë me ish-futbollist­ë apo ish- trajnerë, në mënyrë që skuadra të mos ketë penalitete sportivish­t, klubi ka trashëguar një listë të gjatë pagesash të pashlyera, të cilat po i vuan në këtë periudhë.

 ??  ?? Mimoza Qyra, ish-punonjësja e klubit Tirana
Mimoza Qyra, ish-punonjësja e klubit Tirana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania