Panorama Sport (Albania)

Rikthehet skema klasike, ja si pritet të luajë Shqipëria

-

Kombëtarja nuk humbet kohë, por zbret menjëherë në fushë pasi ndeshja me Izraelin është te dera. Në ambientin kuqezi mbizotëron një atmosferë optimiste, ndërsa trajneri Panuçi dhe stafi i tij po mendojnë strategjin­ë, me të cilën do tentojnë në mposhtin kundërshta­rin për Ligën e Kombeve. Pritet që në këtë sfidë delikate italiani t’i bëjë planet duke llogaritur peshat e rënda, pasi në të tilla përballje, krahas talentit, dëshirës dhe vullnetit, kërkohet eksperienc­ë, qetësi dhe përqendrim. Para se të niste stërvitja e djeshme, trajneri mbajti një fjalim të shkurtër përpara skuadrës. “Ju dhashë shansin thuajse të gjithëve që të luanit ndaj Jordanisë. Kam marrë përgjigjet e duhura, por koha nuk pret dhe duhet të bëjmë gjithçka që të shkojmë në Izrael për të marrë maksimumin. Pres që këto dy ditë në stërvitje të jeni 120 % të përqendrua­r”, mësohet t’u ketë thënë ndër të tjera lojtarëve.

FORMACIONI- Ndryshe nga ndeshja me Jordaninë, trajneri Panuçi, në përballjen me Izraelin, pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë lojtarët më me eksperienc­ë. Nga ajo që u pa në seancën e djeshme, italiani do të aktivizojë Strakoshën në portë, Mavrajn dhe Gjimshitin në qendër të mbrojtjes, të mbështetur nga krahët me Hysajn dhe Binakun. Mesfusha do të ndërtohet me dy regjisorë: Basha dhe Memushaj, që shpesh do të zhvendosen edhe nga krahët. Basha-Xhaka-Memushaj do të mbajnë peshën e repartit të mesfushës, ndërsa në sulm pritet të luajnë Gavazaj nga e djathta, Grezda në krahun e majtë dhe Balaj në majtë. Grezda dhe Gavazaj kanë detyra të dyfishta, atë të të sulmuarit dhe të mbrojturit. Dy anësorët do të rikthehen disa metra mbrapa në momentin që kundërshta­ri ka zotërimin e topit. Panuçi përdori modulin 3-5-2 në përballjen me Jordaninë, por ka shumë të ngjarë që këtë skemë ta skualifiko­jë më sfidën e radhës me Izraelin, pasi ky i fundit është shumë herë më i rrezikshëm se Jordania. Gjasat janë që Shqipëria të luajë me skemën klasike, 4-5-1. Panuçi ka kërkuar nga lojtarët që të sakrifikoj­në në raste të veçanta, duke dubluar njëri-tjetrin. Të vetmit që do të kenë detyra strikte janë Mavraj dhe Gjimshiti, që do lëvizin nga pozicionet vetëm kur ka goditje këndi.

LILA DHE GREZDA – Skuadrës i mungoi dje Andi Lila dhe Eros Grezda. I pari iu bashkua menjëherë gëzimit familjar, pasi u bë për herë të dytë baba, këtë herë i një vajze. Vetë Lila ka postuar dje një foto me familjen nga maternitet­i. Ndërkohë, Grezda vuan nga dëmtimi në shpatull që mori ndaj Jordanisë dhe u pa e arsyeshme që të mos stërvitej dje. Sipas stafit mjekësor, sulmuesi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania