Panorama Sport (Albania)

Alkaser vazhdon çmenduritë, dopietë me Spanjën edhe në Uells

Sulmuesi i Dortmundit, 9 gola në vetëm 200 minuta

-

Në vetëm tre muaj punë, Luis Enrike ka fituar dy medalje: e para që uli në zero decibelët e ulërimës së dështimit në Botëror dhe e dyta se po bind me skuadrën në miqësore, duke treguar se ato nuk janë thjesht ndeshje relaksi, por vazhdojnë evolucioni­n e Spanjës. Dueli i Kardifit nuk është një ndeshje e lehtë, pavarësish­t se Uellsit i mungonte Bejl. Dhe artileria e iberikëve konfirmohe­t edhe një herë e rëndë: 12 gola në 3 ndeshje. Pako

Alkaser vijon formën e tij të mirë që po kalon me Dortmundin dhe rikthehet në kombëtare me një dopietë që në harkun e 30 minutave, duke e dërguar në 9 numrin e golave të tij këtë sezon në vetëm 200 minuta në fushë. Fillimisht

zhbllokon rezultatin në 8' dhe pas golit të kapitenit Ramos me kokë në 19', shënon edhe të dytin personal dhe të tretin për miqtë pas një situate kaotike në mbrojtjen e britanikëv­e. Suso për pak sa nuk shënoi edhe të katërtin pas pjesës së parë, por goditja e tij nga 23 metra preku traversën. Megjithatë, spanjollët do ta shënonin edhe golin e katërt, me Bartrën, i cili realizoi pas goditjes së këndit të ekzekutuar nga Koke. Gjithsesi,

skuadra e Rajan Gigsit arriti ta shënojë golin e nderit një minutë përpara fundit, kur krosimi i shkëlqyer i Dejvid Bruks u dërgua në rrjetë me kokë nga Voks. Enrike largohet nga Uellsi i kënaqur. Skuadra e tij plot me rezerva

nuk dallon shumë nga ajo titullare. Tani është koha të mendohet për Ligën e Kombeve. Sepse Spanja pret Anglinë të hënën, ndërsa Uellsi shpreson që Bejl të jetë i gatshëm për Republikën e Irlandës një ditë më pas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania