Panorama Sport (Albania)

Gjermani-Holandë, Lëv injoron sulmin e Balakut

"Do të jem trajneri i skuadrës edhe pas kësaj jave"

-

Trajneri Joakim Lëv ka replikuar me ishlojtari­n e tij, Mikael Balak, i cili ishte kundër qëndrimit të tij në stolin e kombëtares së futbollit gjerman. Tekniku i pranishëm në konferencë­n për shtyp para ndeshjes së sotme ndaj Holandës ka deklaruar se nuk i interesont­e ajo çfarë ka thënë Balak. "Çdo njeri është i lirë të shprehë atë që mendon, nuk më intereson fare se çfarë ka thënë ai (për Balak). Di vetëm që do të jem në krye të skuadrës edhe pas kësaj jave", replikoi Lëv. Më pas, konferenca për shtyp vazhdoi normalisht ku trajneri foli edhe për ndeshjen e sotme.

...përgatitje­t e skuadrës: Në fundjavën e kaluar ishte një situatë paksa kaotike. Disa lojtarë u tërhoqën në momentet e fundit, pasi kishin pësuar dëmtime. Por Emre Xhan, Bernd Leno dhe Serge Gnabri janë përshtatur shumë shpejt me skuadrën. Jemi në një grup shumë të fortë, por kjo nuk më shqetëson, pasi mendoj se skuadra është gati të luajë ndaj kundërshta­rëve të një niveli të lartë. Ndaj dhe më pëlqen Liga e kombeve.

... formacioni i mundshëm: Pas tërheqjes së Anonio Rydigerit, kemi shumë pak alternativ­a në repartin e mbrojtjes. Shulc, Ginter dhe Hektor janë në dispozicio­n. Joshua Kimish do të luajë si mesfushor qendre. Edhe Tomas Myler do të luajë nga minuta e parë.

...Holandën: Midis Gjermanisë dhe Holandës ka pasur prej vitesh një rivalitet të shëndoshë. Kemi luajtur edhe më parë ndaj tyre. Ata kanë kaluar një fazë jo të mirë, ku nuk kanë marrë pjesë në turnetë e mëdha të 2016- ës dhe 2018- ës. Por tani ajo fazë ka kaluar dhe

ata kanë krijuar një skuadër me kualitete të mëdha. Është normale për një vend të vogël si ata të kalojnë momente të tilla. Ndeshja nesër (sot) do të jetë shumë e vështirë, por kam besim se skuadra do të dijë të tregojë veten e saj.

...presioni: Nuk kam ndier asnjë presion të ndryshëm nga më parë që kur jam trajner i kombëtares, prej vitit 2006. Sigurisht që humbjet janë të hidhura. Liga e kombeve është më pak trysni për mua sesa Botërori 2006, 2010 dhe 2014.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania