Panorama Sport (Albania)

“Partizanit i duhen 2 blerje për titullin”

"Me një pykë dhe organizato­r, titulli është i garantuar"

- ILIR CARA

Në numrin e djeshëm, "Panorama Sport" paraqiti një vëzhgim rreth mallkimit të numrit nëntë te Partizani në 6 sezonet e fundit në Superiore. Por, ky vëzhgim ka bërë që të reagojë një nga bomberat e Partizanit, Edmond Dosti, i cili me numrin ...

Në numrin e djeshëm, "Pan orama Sport" paraqiti një vëzhgim rreth mallkimit të numrit nëntë te Partizani në 6 sezonet e fundit në Superiore. Por, ky vëzhgim ka bërë që të reagojë një nga bomberat e Partizanit, Edmond Dosti, i cili me numrin nëntë mbi shpinë ka korrur një sukses të trefishtë në sezonin 1992-1933. Në atë edicion, Dosti u shpall golashënue­si më i mirë i kampionati­t, me 21 gola, dhe falë kontributi­t të tij të kuqtë dolën kampion dhe fituan Kupën e Shqipërisë. Ai titull i fituar në atë kohë ka mbetur i fundit për Partizanin. Sipas Dostit, këtë edicion janë shanset më reale që të thyhet pritja e gjatë, por duhen riparuar disa gjëra.

NUMRI NËNTË- Sa i përket mallkimit që po i përndjek fanella me numrin nëntë, Dosti është i mendimit se lojtarëve nuk ua ka fajin ajo shifër, por përkushtim­i i tyre. "Fanella me numrin nëntë te Partizani ka domethënie të madhe, jo se e kam mbajtur dhe jam mundur ta nderoj, por në përgjithës­i me atë numër janë profilizua­r golashënue­sit më të mirë të "demave". Ndaj, faji nuk është te numri, por te lojtarët që e mbajnë atë. Në kohën time të ishe lojtar i Partizanit, do të thoshte shumë. Ne kemi luajtur me gjak e sakrificë për atë fanellë me shumë histori. Ne kishim sedër dhe nuk krahasohem­i me lojtarët e sotëm, që mendjen e kanë te paratë dhe jo te fanella që mbajnë veshur. Ndaj, edhe klubi duhet të ketë kujdes kur të shpërndajë numrat, pasi ajo fanellë ka peshë të rëndë dhe nuk mund të bijë në dorë të kujtdo. Një këshillë kam për Hebajn, meqë e mban atë numër tani. Të keqen nuk ia sjellë numri, por të përkushtoh­et më shumë. Është lojtar i ri dhe e ka të ardhmen

për para. Nëse e kupton peshën reale të asaj fanelle që përfaqëson dhe angazhohet më shumë, mund të bëhet pikë referuese", u shpreh fillimisht ish-numri nëntë i Partizanit, Edmond Dosti.

PËRFORCIME­T- Sipas Dostit, me afrimin e një "pyke"

dhe organizato­ri në merkaton e janarit, titulli nuk diskutohet këtë sezon. "Më vjen mirë që ato që them në të mirë të Partizanit, po kuptohen edhe nga klubi. Së fundmi, po dëgjoj se Partizanit i duhet një bomber. Këtë gjë e kam shprehur në intervista­t e dhëna më parë për "Panorama

Sport". Po e përsëris sërish se cilat janë nevojat e Partizanit aktual, për të mos diskutuar trofeun madhor. Gjetja e një "pyke" cilësore është e domosdoshm­e. Ekipit i mungojnë golat me kokë dhe spondat nga pika referuese në majë të sulmit. Edhe një organizato­r është më se i nevojshëm. Këtë mund ta bëjë më së miri Bardhi, pasi i ka ato cilësi. Ndaj më mirë është që të investohet te ky lojtar si organizato­r sesa si pykë, pasi i pëlqen lëvizshmër­ia. Nëse klubi i plotëson këto dy poste, me bindje të plotë Partizani nuk e diskuton titullin. Këtë e them referuar nga grupi që kanë, ecuria në javët e para, por edhe niveli i kundërshta­rëve. Nuk do të ishte keq të afrohej edhe një qendërmbro­jtës që di të luajë topin, ta marrë nga portieri dhe ta përcjellë përpara. Ekipi është në rrugë të mbarë, por duhet lënë i qetë, të mos vihet nën presion", përfundoi Dosti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania