Panorama Sport (Albania)

Anglia ndalet te shtyllat, Belgjika leksion Zvicrës

Ballkanasi­t në hije, Dajer e Henderson flirtuan me golin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Përfundon pa gola në Rijeka, gjysmëfina­lja e riluajtur e Botërorit, mes Kroacisë dhe Anglisë, me ballkanasi­t që edhe një herë tjetër dalin pa plagë përballë "Tre Luanëve". Në një stadium pa tifozë (mbetet ende në fuqi dënimi për pesë ndeshje, i kryqit të Zvastikas në barin e impiantit, në ndeshjen kundër Italisë, të vitit 2015), nuk u panë as gola, madje edhe shumë pak emocione, ndonëse nga Kroacia e madhërishm­e e "Rusi 2018" duket se ka mbetur shumë pak, pasi shkëlqimi i ballkanasv­e është larguar në drejtim të paditur. Edhe pse të dyja skuadrat ofrojnë dy skema shumë sulmuese, me Rebiç të mbështetur nga PerisiçMod­riç-Kramariç, ndërsa nga ana tjetër Kejn që mbështetej nga Rashford e Sterling, nuk arritën që të prodhojnë atë që mendohej. Edhe pse anglezët u dukën shumë agresivë në fillim, në paktën në përplasje fizike me rivalët, rastin e parë të pastër për gol e ka në këmbët e tij Kramariç, në minutën e 37të, por portieri Pikford vazhdon të jetë i abonuar te mrekullitë, me të cilat e surprizoi Anglinë edhe në Botërorin rus. Ndërsa "Tre Luanët", ishte Dajer që pa festimin e golit personal, t'i mbetej në tentativë, duke qenë se në minutën e 43-të, goditja e tij me kokë, pasi krosimit nga këndi të Henderson, stampohet në shtyllë. Në pjesën e dytë, janë sërish anglezët që shfaqen më të rrezikshëm në zonën e ballkanasv­e, por Rashford

konfirmon se kriza që e golit që po kalon te Mançester Junajtid e përndjek edhe në kombëtare, duke qenë se në të 57- ën, portieri Livakoviç e ndal, edhe pse sulmuesi mund ta kishte shfrytëzua­r më saktë. Madje, gjashtë minuta më parë, Angli kishte flirtuar ende me

golin, por këtë herë ishte një tjetër traversë që ndali goditjen e dënimit të Henderson. Trajneri Daliç e kupton se ekipi i tij po vuan dhe hedh në fushë Badelj e Pjaca në vend të Kovaçiç e Perisiç, për të qenë më i mbuluar dhe ia del që të marrë pikën e parë në Ligën e Kombeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania