Panorama Sport (Albania)

Ndëshkoi Izraelin me dopietë, Sadiku rikthehet në Kombëtare

Sulmuesi merr ftesë nga kreu i FSHF-së për të qenë nesër në stadium

-

Armando Sadiku rikthehet në Kombëtare, por këtë herë si tifoz në ndeshjen ndaj Izraelit, që do të luhet nesër në orën 20:45 në Ber Sheva. Faza e rikuperimi­t pas operacioni­t në gju po ecën me ritme të mira. Vetë sulmuesi ka konfirmuar për “Panorama Sport” se tani faza më e vështirë është lënë pas dhe ka nisur vrapimet e lehta. “Shumë shpejt do të nis kontaktet e para me topin”, sqaron bomberi i Kombëtares. Stafi mjekësor i Levantes mendon se në muajin janar Sadiku do të jetë i gatshëm për ekipin. Mungesa e golashënue­sit është ndier shumë edhe ekipi Kombëtar në ndeshjet e Ligës së Kombeve, teksa në dy takime Shqipëria ka shënuar vetëm një herë. “Kam marrë një ftesë nga presidenti Duka për të qenë pranë skuadrës në këtë ndeshje. Kam marrë leje në klub dhe do të nisem sot nga Valencia drejt Tel Avvit për t’u bashkuar me stafin dhe ekipin Kombëtar në prag të ndeshjes me Izraelin”, thotë sulmuesi, të cilit duket se i “hanë” këmbët. Në Kombëtare mund dhe duhet të frymëzohen nga ajo paraqitje që Sadiku ka bërë pikërisht ndaj Izraelit më 11.06.2017, ku kuqezinjtë e drejtuar në atë kohë nga Xhani De Biazi fituan bindshëm 0-3 në Haifa. Dopitek eta e elbasanasi­t ishte fantastike pas dy goditjeve nga jashtë zone me të djathtën. Nesër, përveç anës morale ndaj shokëve të skuadrës, Sadiku do të ketë rastin t’u kujtojë shokëve atë që ka bërë ndaj Izraelit. Fakti që sulmuesi Sadiku nga 11 golat e shënuar deri tani me fanellën kuqezi, dy herë ka ndëshkuar izraelitët, është një ogur i mirë që Balaj, Manaj, Grezda etj., të tentojnë për të realizuar në Ber Sheva. Për herë të fundit në fushë me përfaqësue­sen, Sadiku ka qenë më 26 mars në miqësoren e luajtur në “Elbasan Arena” kundër Norvegjisë. Moisi Dalipi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania