Panorama Sport (Albania)

Thirret Lilaj, blof me Balliun

Vjen mesfushori korçar, ndërsa mbrojtësi s’lejohet nga klubi i Metz. Zbardhen porositë e Panuçit

- Nga Durrësi, LEONIDHA MUSAJ

Lëvizje të papritura në Kombëtare para ndeshjes me Izraelin. Pas problemeve fizike që shfaqën në miqësoren ndaj Jordanisë, kanë lënë dje grumbullim­in mbrojtësi Frederik Veseli dhe mesfushori Ylber Ramadani, të cilët do të vazhdojnë fazën riaftësues­e në klubet e tyre, duke mos qenë të gatshëm për Kombëtaren. Me urgjencë trajneri Kristian Panuçi ka menduar që të zëvendësoj­ë mungesat e tyre me mbrojtësin Ivan Balliu që luan te Metz dhe mesfushori­n korçar, Sabjen Lilaj, i cili aktivizohe­t në Azerbajxha­n te Qabala. Mirëpo, nëse për këtë të fundit gjithçka ishte OK dhe iu bashkua Kombëtares dje në mbrëmje, e kundërta ndodhi me Balliun. Ka qenë vetë FSHF, që sqaroi situatën e mbrojtësit përmes një njoftimi në faqen zyrtare. “Balliu nuk mund të jetë në dispozicio­n të Kombëtares, pasi trajneri i Metzit ka kërkuar që mbrojtësi të mos largohet, duke qenë se i duhet ta ketë në stërvitje për të përgatitur takimin e radhës në kampionat. Sipas argumentim­it të dhënë, trajnerit të Metz i janë larguar 8 lojtarë në ekipet Kombëtare dhe kështu ka vendosur që Balliun ta ketë me grupin e mbetur. Zëvendësim­i i paparashik­uar për shkak të dëmtimeve të lojtarëve në miqësoren me Jordaninë, si dhe ftesa karshi klubit dërguar së fundmi dhe jo si çdo ftesë 14 dite përpara grumbullim­it, ka bërë që trajneri të mos i japë leje. Balliu nuk do të zëvendësoh­et me askënd tjetër”, citohej ndër të tjera në njoftimin e institucio­nit të futbollit. STËRVITJA

DHE POROSITË

“Besim dhe vetëm besim”. Kjo është motoja e kuqezinjve në përballjen decizive që do të zhvillohet nesër në Izrael. Panuçi ka në dispozicio­n dhe në gjendje të mirë fizike dhe psikologji­ke të gjithë grupin. Ai e di fort mirë se çfarë do të thotë kjo përballje, ndaj dhe ka marrë të gjitha masat për të mos u zënë në befasi nga vendësit. Italiani ka kërkuar vëmendje maksimale, qetësi, vendosmëri, dinakëri dhe kujdes nga të tijtë. “E dimë të gjithë sa e rëndësishm­e është kjo ndeshje për ne. Jemi të vetëdijshë­m për vështirësi­të, por tri pikë nuk është mision i pamundur. Nëse bëjmë atë që kemi bërë në stërvitje dhe kemi diskutuar, gjithçka do të bëhet më e lehtë për të arritur këtë objektiv. Izraeli ka lojtarë dinakë që mund të provokojnë, kërkojnë goditje dënimi apo penallti, ndaj duhet të jemi 100 për qind të koncentrua­r dhe vigjilent me qëllim mos të biem pre e tyre. Futemi në fushë dhe japim më të mirën. Kam besim te gjithsecil­i prej jush”, mësohet t’u ketë thënë Panuçi lojtarëve në seancën e djeshme. Shqipëria do të zbresë në fushë me formacioni­n më të mirë të mundshëm, duke iu rikthyer skemës klasike 4-5-1, me një mesfushë të ngjeshur.

 ??  ?? Sabjen Lilaj
SKEDA
Datëlindja: 10.02.1989 Pozicioni: Mesfushor
Karriera: Tirana ( 2008- 2011), Lokomotiv Zagreb ( 2011- 2012), Skënderbeu (2012-2018), Qabala (2018-në vazhdim);
Sabjen Lilaj SKEDA Datëlindja: 10.02.1989 Pozicioni: Mesfushor Karriera: Tirana ( 2008- 2011), Lokomotiv Zagreb ( 2011- 2012), Skënderbeu (2012-2018), Qabala (2018-në vazhdim);
 ??  ?? Ivan Balliu
SKEDA
Datëlindja: 01.01.1992 Pozicioni: Mbrojtës krahu Karriera: Barcelona B (20112013), Arouca (2013-2015), Metz (2015-në vazhdim);
Ivan Balliu SKEDA Datëlindja: 01.01.1992 Pozicioni: Mbrojtës krahu Karriera: Barcelona B (20112013), Arouca (2013-2015), Metz (2015-në vazhdim);

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania