Panorama Sport (Albania)

Pasaporta e Mavrajt bën jehonë në Greqi

Lajmi ekskluziv i “Panorama Sport” komentohet nga mediat më prestigjio­ze helene

-

“Në procedurat ligjore që duhet të ndiqte lojtari shqiptar, Mërgim Mavraj për t’u pajisur me pasaportë greke, u përfshi edhe klubi i Arisit”. Kështu shkruante dje portali më i madh sportiv në Greqi, “gazzetta.gr”. Lajmi ekskluziv i botuar në “Panorama Sport” dy ditë më parë, për pajisjen në kohë rekord me pasaportë greke të kapitenit të Shqipërisë është komentuar gjerësisht nga mediat helene, të cilat i janë referuar pikërisht shkrimit të gazetës. Fillimisht ishte Mavraj që e zbuloi vetë në llogarinë e tij në “Instagram” marrjen e nënshtetës­isë greke, por më pas e fshiu postimin me pasaportën, ku ndër të tjera shkruante në gjuhën greke: “Faleminder­it”. Vetë mbrojtësi kuqezi ka refuzuar të japë një koment kur është pyetur për këtë çështje. Në të kaluarën, ai ka pasur nënshtetës­i gjermane, mirëpo ky vend nuk e lejon dyshtetësi­në dhe kësisoj, Mavraj hoqi dorë për t’u pajisur me pasaportë shqiptare, në mënyrë që të luante me Kombëtaren kuqezi. Tashmë pasaporta greke i intereson Mavrajt për shkak se shteti helen është pjesë e Bashkimit Europian dhe në këto kushte ai një ditë mund të vendosë të udhëtojë drejt SHBA-së apo Kanadasë, apo nëse në një të ardhme të transferoh­ej në një kampionat europian, aty ku shqiptarët quhen ekstrakomu­nitarë dhe kjo i pengon shumë për të siguruar kontratën që dëshiron. Me sa duket, nisur edhe nga ajo që kanë zbuluar mediat helene, klubi i Arisit ka ndërhyrë për të ndihmuar lojtarin, në mënyrë që procedura të jetë e përshpejtu­ar dhe Mavraj të marrë në kohë rekord pasaportën greke. Procedurat për një gjë të tillë zgjasin, por për lojtarin gjithçka është lehtësuar.

 ??  ?? Faksimile e shkrimit të portalit grek “gazzetta.gr” për Mavrajn
Faksimile e shkrimit të portalit grek “gazzetta.gr” për Mavrajn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania