Panorama Sport (Albania)

Grezda: E ndëshkojmë Izraelin

E kam të vështirë të luaj në endër, roli im është sulmues krahu. herrard ndryshon nga Panuçi

- Nga Durrësi, LEONIDHA MUSAJ

Eros Greza beson te fitorja në Izrael. Sul muesi kuqezi, në prag të ndeshjes me Izraelin, është shfaqur optimist në konferencë­n për shtyp. Gjakovari komentoi aktivizimi­n si qendërsulm­ues në ndeshjen e fundit, teksa bëri të ditur që ky rol është i vështirë për t'u bërë nga ai.

Eros, ndaj Jordanisë luajtët si sulmues i deklaruar. Si ju duk ai rol i ri?

Po, ndaj Jordanisë trajneri kërkoi të luanim me dy sulmues. M'u duk OK, por roli im natyral është sulmues krahu, aty ndihem më mirë. Në qendër si sulmues i deklaruar unë nuk besoj se kam karakteris­tikat e duhura, pasi duhet forcë dhe shtatlartë­si, sepse je gjithmonë me shpinë nga porta dhe duhet të jesh shumë i fuqishëm për të bërë diferencën.

Shpërdorua­t shumë, i zhgënjyer?

Pozicioni im është në krah. Nuk u ndjeva mirë për rezultatin, por trajneri e di më mirë që unë do të jap maksimumin gjithmonë.

Do të ishte më mirë të kishim një fizionomi loje sesa këtë çoroditje në sulm?

Nuk varet vetëm nga trajneri, sepse kemi lojtarë të dëmtuar si Roshi e Sadiku. Ne du- het të përshtatem­i me këto. Të ishin ata, do të ishte e qartë kush do të luante.

Patët një dëmtim, a jeni gati?

Do të jem gati, edhe pse kisha dhimbje pas ndeshjes. Mbrojtësi ishte pas meje dhe intensitet­i i shtyrjes ishte shumë i lartë. Besoj se ishte penallti.

Ndeshja me Izraelin, çfarë prisni?

Ka kualitet dhe duhet të jemi të vëmendshëm. Do të kemi më shumë hapësira sesa kishim me Jordaninë. Jam optimist, sepse kemi një grup të mirë, për më tepër që do të rikthehen disa lojtarë që

pushuan.

Kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të mira me Turqinë vitin e kaluar. Jemi larg asaj skuadre?

Me sa mbaj mend, nuk janë tani me Kombëtaren vetëm Roshi e Sadiku nga ai takim. Jemi në formë të mirë. Po të përsërisim atë ndeshje, do të

bëjmë mirë.

Eksperienc­a në Skoci si po shkon?

Kam folur me Xherrardin para se të vija këtu dhe më tha "do më thuash nëse je gati", pastaj do të vendosim nëse do të luaj si titullar. Mendoj se jam gati për ta filluar që nga minuta e parë atje.

Po punoni me emra të mëdhenj, ku ndryshon Xherrard nga Panuçi...?

Është mirë, sepse jam rritur shumë si futbollist nga Panuçi, por edhe nga Xherrard, edhe pse kam vetëm një muaj me të. Në fakt, janë dy tipa të ndryshëm nga njëri-tjetri si trajnerë. S'mund të bëj krahasime.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania