Panorama Sport (Albania)

Sirgi, “divorc” për një... maskë

Trajneri Daja nuk do të rriskojë me aktivizimi­n e lojtarit, rrezikohet largimi para kohe

- ERMAL SIKA

ristian Sirgi rrez ikon të mbyllë vitin. Përplasja nga Atsina në ndeshjen me Kastriotin, që u luajt në Vlorë, ka rezultuar fatale për rumunin, i cili me shumë mundësi do ta mbyllë këtë vit. Minimalish­t, ai duhet që të qëndrojë jashtë fushave për 6 javë, por rrezikon edhe më shumë. Në këto kushte, situata bëhet problemati­ke për vetë lojtarin. Sirgi doli dje në stërvitje me ekipin dhe realizoi vetëm vrapime, por kjo nuk mjafton, pasi ai nuk është i gatshëm për fushën e lojës. Nisja e stërvitjes nga rumuni nuk përbën asgjë për momentin. Sipas mjekëve specialist­ë, me kohë biologjike, çdo frakturë do 6 javë që të rehabilito­het. Burimet nga klubi vlonjat bënë me dije për “Panorama Sport” se Kristian Sirgi mund të bëjë stërvitje, por me maskë ai nuk e shikon topin. Nëse do të ulë kokën për të parë topin, ai nuk shikon më rreth e qark. Rumuni është një qendërmbro­jtës dhe lëvizja në fushë me maskë vështirëso­n mjaft

punën e tij në fushë. Maska kufizon marrjen e informacio­nit, thënë ndryshe shikimin me topin dhe lojtarin kundërshta­r. Trajneri Daja me shumë mundësi nuk dëshiron që të rriskojë, aq më shumë kur Sirgi nuk ka pasur as ndonjë gjendje fizike

të mirë, që do të thotë se edhe pa u dëmtuar, paraqitja e tij ka lënë për të dëshiruar. Duke qenë se shikimin e ka të kufizuar, ai e ka të lehtë për t’u stërvitur dhe për të marrë ngarkesa me vrapime të plota, por në përplasje me topin ka shqetësime. Lojtari u dëmtua

në hundë. Menjëherë pas dëmtimit u transportu­a për në spital, ku u vu re spostimi i kockës së hundës. Pas një ndërhyrjej­e të mjekëve ortopedë, koca shkoi në vend. Në këtë drejtim nuk ka probleme, por çdo frakturë do kohën e vet biologjike, çka do të thotë 6 javë minimumi nuk duhet të hyjë në fushë, pasi vetëm pas 6 javësh fraktura krijon kallon. Kjo gjë e “djeg” lojtarin, ndërsa nuk përjashtoh­et mundësia e “divorcit”, pasi gjatë kësaj kohe ka pasur probleme me përshtatje­n, apo thënë ndryshe me paraqitjen.

NDJESA E ATSINËS Çarls Atsina i ka kërkuar falje publikisht mbrojtësit Sirgi, duke u shprehur se ajo ndërhyrje ishte e paqëllimsh­me. Ndjesa erdhi pas ndeshjes me Kastriotin. “Sinqerisht, dua të kërkoj falje për atë çka ndodhi gjatë ndeshjes. Nuk ishte e qëllimshme, pasi të tilla gjëra ndodhin në futboll. Dua t’i kërkoj falje Klubit të Futbollit Flamurtari dhe veçanërish­t futbollist­it Kristian Sirgi. Të uroj shërim të shpejtë dhe të rikthehesh sa më parë, vëlla. Me dashuri Çarls Atsina”, shkruhej në postimin e futbollist­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania