Panorama Sport (Albania)

Kukësi i Cungut, 4 pikë më pak se skuadra e Milinkoviç­it

Krahasimi, verilindor­ët humbasin terren me sezonin e shkuar

-

Kukësi nuk e nisi mirë kampionati­n e 80-të, ku në dy takimet e para ndaj Laçit dhe Flamurtari­t mori vetëm 1 pikë, më pas erdhën 4 fitore radhazi, të cilat bënë që Kukësi në javën e gjashtë të kryesonte renditjen. Më pas, vijnë dy humbjet ndaj rivalëve kryesorë, Skënderbeu dhe Partizani. Këto humbje, jo vetëm që e zbritën nga “froni” Kukësin, por tashmë mbas 8 javëve verilindor­ët ndodhen në vendin e katërt, pas Partizanit, Skënderbeu­t e Laçit, me 13 pikë, gjashtë më pak se kreu. Krahasimi me sezonin 2017- 2018 Trajneri Armando Cungu e nisi sezonin me Kukësin që nga fillimi, por fakti është se shumica e lojtarëve erdhën me kërkesën e ish- trajnerit austriak Peter Pakult. Pjesa dërrmuese e tyre sot nuk janë pjesë thelbësore e ekipit, duke filluar nga Haris Harba, i cili takimin e fundit ishte në tribunë, braziliani Xhunior që u huazua te Kastrioti etj. Por ka edhe dhe lojtarë të afruar nga drejtori Nexhipi, si Uilliam Kordeiro Melo, Maliqi, apo Cuculi e Rexhinaldo, që erdhën në fund dhe që janë pjesë e formacioni­t. Por, nëse e krahasojmë Kukësin aktual me atë të vitit të shkuar, aktualit i mungojnë 4 pikë në të njëjtën periudhë kohore në 8 javë kampionat. Pra, mbas 8 javësh, Kukësi i drejtuar nga Mladen Milinkoviç, në sezonin 20172018, numëronte 17 pikë, me 5 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Ndërsa Kukësi i këtij sezoni numëron 4 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Ndërsa vendi i parë në sezonin e shkuar mbahej nga Skënderbeu me 22 pikë, 3 më shumë sesa Partizani i këtij sezoni. Gjithsesi, drejtuesit dhe madje vetë lojtarët kurrsesi nuk duan të përjetojnë situatën e dy fazave të para që kaluan vjet, të cilat i mbyllën me vetëm 26 pikë, gjë që solli dhe shkarkimin e Milinkoviç.

Premtimi - Futbollist­ët i kanë premtuar teknikut Cungu dhe drejtorit Nexhipi kthesën e madhe, e cila do vijojë ndaj Kastriotit e me radhë. Nga vjet, Kukësi ka humbur tre lojtarë përcaktues si Guri, i cili u shit për 710 mijë euro, Besar Musolli që do mungojë për të paktën 6 muaj për shkak të këputjes së ligamentit krociat, si dhe Elton Kale, i cili u vetëlargua pas 31 majit nga Kukësi. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania