Panorama Sport (Albania)

“Mjaft me dështime, kthesa e Kastriotit vjen ndaj Kukësit”

-

Pas një lëndimi në kavilje, Dajan Shehi gradualish­t po rimerr veten dhe në sfidën ndaj Kukësit pritet që të jetë në fushë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Shehi flet për lëndimin e tij, ecurinë e deritanish­me të skuadrës, si edhe për vazhdimësi­në, duke vënë theksin te ndeshja e radhës. Sipas tij, ndaj Kukësit do të jetë ndeshja që do të vijë kthesa te rezultatet pozitive. “Vij nga një lëndim në kavilje dhe tani kam filluar stërvitjen normale. Shpresoj dhe kam besim se deri në ndeshjen ndaj Kukësit do të jem 100%. Rezultatet e deritanish­me të skuadrës kanë ndikuar shumë në gjendjen psikologji­ke të ekipit, por besoj se periudha e mjaftueshm­e që kemi në dispozicio­n do të na shërbejë shumë për të ‘prishur mallkimin’ e këtyre javëve të para. Jemi ndëshkuar nga mungesa e eksperienc­ës, e cila na ka penalizuar, pasi dihet që jemi një ekip me pak lojtarë me përvojë në Superiore dhe me shumë djem të rinj. Megjithatë, duhet pranuar se veç kalendarit, edhe fati na ka munguar në këto tetë javët e para të kampionati­t. Ndeshja e radhës ndaj Kukësit mendoj se është shumë e vështirë, pasi të gjithë i dimë kualitetet që ka kundërshta­ri. Pavarësish­t kësaj, ne do të futemi në fushë vetëm për fitore, pasi nuk kemi rrugë tjetër. Asnjë rezultat tjetër përveç tri pikëve nuk na largon zona e rrezikut. Për ne nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha janë finale dhe vetëm fitorja do të na mbajë afër rivalëve që kemi për mbijetesë. Ndaj, duke filluar nga ndeshja e radhës, nuk na lejohet më që të gabojmë, pasi çdo pikë e lënë na e vështirëso­n realizimin e objektivit që është qëndrimi në Superiore. Edhe në Fushë- Krujë kemi pasur mbështetje dhe jemi ndier si në shtëpinë tonë. Mungesa e tifozëve ultras, por edhe moszhvilli­mi i ndeshjeve në Krujë na kanë penalizuar paksa. Por, jam i bindur se nga kjo ndeshje ka për të filluar kthesa jonë, çka do të sjellë rezultatet pozitive dhe tifozërinë tonë në stadium, të cilëve duhet t’u kërkojmë ndjesë për arritjet zhgënjyese të këtyre javëve të para”, deklaroi Shehi. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania