Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Po iki, duhet të vrisja çdo ditë nga një luan

“Improvizov­a prej merkatos, larg shembujve të dështuar”

- OLSI AVDIAJ

uaji i mjaltit” mbaroi, nuk pati zgjidhje dhe familja shkoi drejt divorcit. Kështu e përmbledh braziliani ndarjen me Tiranën. Janë gjithmonë të njëjtat arsye përse u largua Ze Maria nga Tirana! Merkatoja e gabuar e klubit, futja e hundëve nga poshtë, si dhe rezultatet. Braziliani i Tiranës, Ze Maria, dje para gazetarëve, pranoi se merr fajin përsipër që sjell ndarjen me klubin pas 16 muajsh. “E mbyllim sikurse e nisëm. Një vit e 4 muaj më parë u gjendëm në të njëjtin vend. Dua t’i falënderoj të gjithë, klubin dhe gazetarët për gjithçka kemi kaluar. Ka qenë një periudhë rritjeje për mua, si profesiona­lisht dhe në aspektin personal. Kam takuar njerëz që e duan këtë klub dhe unë jam i lumtur që kam qenë pjesë e këtij klubi dhe kësaj familjeje. Si në çdo familje, kur martesat nuk shkojnë mirë ndonjëherë mbahen, por divorci është i pashmangsh­ëm, për arsye të rezultatev­e negative. Është e drejtë që trajneri të shkarkohet. Dhe kur arrihet marrëveshj­a mes palëve, kjo është më mirë për të gjithë. Një falënderim të veçantë e kam për tifozët, për faktin se nuk pata kohën për t’i gëzuar. Sezonin e kaluar ishin shumë të mërzitur me skuadrën. Kam parë që kanë pasion për këtë skuadër. Shpresoj të shihemi në të ardhmen, nuk e di ku. Shpresoj të kem lënë shenjë të mirë këtu në Shqipëri, sepse sjell gjëra të mira”, është shprehur në fillim Ze Maria. Ja konferenca e plotë me braziliani­n.

Dhjetë ditë më parë ishit pranë shkarkimit?

Pas derbit që humbëm, vendosëm të shohim dy takimet e radhës nëse na ecte. Sigurisht, nëse skuadra nuk bën atë që dua unë, nuk ka kuptim që trajneri të qëndrojë në punë. Është më e mira për të gjithë. Nuk më ka pëlqyer të largohem asnjëherë në këtë mënyrë, pasi rezultatet nuk kanë paraqitur atë çka ne kemi dhënë në këto javë. Nuk doja që të kisha këtë përfundim, por futbolli kështu është. Problemi është te trajneri dhe jo te 25 lojtarët.

Po të ktheheshit në kohë, çfarë do të kishit bërë ndryshe te Tirana?

Mbase shumë gjëra, ndoshta përgatitje­t. Por është e kotë që diskutojmë se çfarë mund të kishim bërë më mirë. Tani çfarë është bërë, është bërë. Nuk është në karakterin tim që të “drejtoj gishtin”. Jam munduar që problemet t’i zgjidhim me grupin, por kanë dalë edhe jashtë. Nëse rezultatet nuk arrijnë, faji i mbetet trajnerit dhe kjo ndodh në të gjitha shtetet.

Jeni i bindur që me ikjen tuaj të vijnë rezultatet?

Shpresoj që problemi të jem unë dhe skuadra të marrë rezultate të mira në vazhdim. Më vjen keq.

Problemi ishte i juaji?

Do të shohim me kalimin e kohës nëse problemi ishte imi apo i presidenti­t. Shpresoj që të jem unë problemi dhe uroj me të vërtetë që të rritet skuadra. Problemet që vinin brenda grupit dhe shoqërisë i kam diskutuar me presidenti­n, ai është në dijeni. Nuk jam ai lloj presoni që i marr gjërat nga shtëpia ime dhe i nxjerr jashtë. E di që doni t’i dëgjoni në këtë mënyrë, por unë nuk e bëj kështu. Nuk mund të pështyj dhe të shaj. Ai (bën me dorë nga Halili) i di problemet, nuk është nevoja që trajneri dhe ish-trajneri të hedhin baltë. Nuk është e drejtë dhe nuk do ta bëj kurrë.

Keni pasur presion gjatë aventurës te Tirana?

Nuk do ndryshoj asgjë nga ato që kam thënë. Skuadra ka pasur një lloj bllokimi, që lidhet me rënien nga kategoria dhe nuk ishte e lehtë të ringrihesh. E kam parë që grupi i vjetër e vuan psikologji­kisht të luajturit në Superiore dhe të rinjtë duhet ta kuptojnë peshën e fanellës, historinë e këtij klubi. Është fanella më e rëndësishm­e në Shqipëri, me gjithë respektin për ekipet e tjera, ndaj lojtarët duhet të japin gjithnjë diçka më shumë në krahasim me atë që kërkon trajneri. Pavarësish­t se çfarë mund të thotë presidenti, presioni është natyral. Kur trajnon Tiranën apo Partizanin, ose kur përgatit Juventusin, duhet të fitosh. Ne, kur kemi folur me presidenti­n, kemi vendosur disa pikësynime dhe ndoshta unë nuk kam qenë në gjendje që t’i realizoj.

E parashikon­it se do ta përfundoni­t kaq shpejt kontratën me Tiranën, për më tepër që merkatoja nuk ishte juaja?

Pjesën e afrimit të lojtarëve e kanë bërë ata që janë për këtë punë. Unë u kam dhënë sugjerime precize të dy njerëzve që u morën me këtë punë dhe kam pasur kërkesat e mia. Nuk kanë ardhur lojtarë me karakteris­tikat që unë dëshiroja, kjo edhe në linjë me tavanet ekonomike të ekipit dhe më është dashur të adoptoj skemën e lojës. Disa vështirësi i kam hasur. Këto janë probleme serioze për një trajner, por pasi nisi kampionati nuk mund të ankohesha. Jam i zhgënjyer

nga rezultatet, jo nga puna e përjavshme që kemi bërë, sepse gjatë javës gjërat ndoshta ishin perfekte, por në ndeshje nuk ndodhte ashtu. Aty pyesja veten ku ishte problemi, ku gabuam. Ky është zhgënjimi, do të thotë që trajneri nuk diti të fuste në mendjet e lojtarëve idenë se ato që bëhen gjatë javës duhen zbatuar në fushë. Ka pasur dhe vështirësi në pjesën e parë të përgatitje­s së lojtarëve, sepse kam pasur pak lojtarë, por nuk mund të qahem. Unë në qoftë se shtoj diçka, mendoj që të arrij majën më të lartë, por për këtë duhet të ndryshohet mentalitet­i. Duhet të marrim shembull nga

ekipet më të mira, ndonëse te Tirana më është thënë që të merrja shembull nga poshtë, sigurisht, jo nga presidenti.

Tirana është një dështim për ju në anën personale?

Zhgënjim! Kur kemi rinovuar kontratën, kemi vendosur disa limite, disa objektiva dhe duke mos arritur në pikën që kishim parashikua­r, jam pak i zhgënjyer nga rezultatet. Mbase gjatë javës kemi pasur përgatitje shumë të mira, gjithçka e kemi pasur perfekt, por pastaj në fundjavë nuk ndodhte kjo gjë. Atëherë i kam bërë shumë pyetje vetes. Dhe kjo tregon se çfarë është bërë gjatë javës, duhet të pasqyrohet në

fundjavë. Dhe ky është faji i trajnerit.

Ndonjë këshillë për pasuesin tuaj?

Duke qenë se kam gabuar, nuk mund të jap këshilla.

Do të pranonit të ktheheshit në kampionati­n tonë, për shembull te Partizani?

Ndoshta nuk e dini, por unë kam refuzuar. Përpara se të vija te Tirana, kam refuzuar një skuadër. Më kanë propozuar që të rri në Shqipëri dhe u thashë jo. Nëse do të qëndroja në Shqipëri, do të tregoja mungesë respekti për Tiranën.

Uroj mos kem armiq në klubet e tjera, por unë identifiko­hem me ngjyrat bardheblu,

ndaj është shumë e vështirë që të shkoj në ndonjë klub tjetër në Shqipëri. Identifiko­hem vetëm me këto ngjyra.

Si do ta përshkruan­i me një fjalë eksperienc­ën tuaj në Shqipëri?

E vështirë të gjej vetëm një fjalë. Mund të them emocionues­e. Sepse në përgjithës­i këtu duhet vrarë një luan çdo ditë dhe nëse nuk e vret atë ditë, do të bëhen dy ditën tjetër, kështu që nga një çdo ditë. Po e përsëris, më ka ngritur në karrierë dhe unë shikoj pjesën pozitive të gjërave, edhe pse ka gjëra negative. Shoh anën pozitive që të rritem si person dhe si trajner.

 ??  ?? Çast nga konferenca e djeshme për shtyp
Çast nga konferenca e djeshme për shtyp
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania