Panorama Sport (Albania)

Mema e nis me fjalim para ekipit: Djem, do ta ringremë Tiranën

Trajneri i ri zhvillon stërvitjen e parë në “Skënder Halili”

-

Nuk kaloi më shumë se katër orë nga njoftimi i largimit të Ze Marias nga Tirana dhe trajneri i ri, Ardian Mema, nisi stërvitjen te bardheblut­ë. Ish-futbollist­i i bardhebluv­e dhe një nga pinjollët e familjes Mema nuk humbi asnjë minutë kohë. Edhe pse nuk ka mbyllur detajet e kontratës, trajneri ka nisur punën. Në fakt, stërvitja ishte planifikua­r që të niste në orën 15:00 me planin e Ze Marias, por është shtyrë në orën 16:00, pasi Mema donte të ishte në stadium. Ai që e priti ishte një mik i vjetër i Memës, drejtori Devi Muka. Menjëherë lojtarët janë futur në dhomat e zhveshjes, si dhe janë prezantuar me trajnerin e ri të bardhebluv­e. Ka qenë Mema ai që ka folur në fillim, duke i falënderua­r të gjithë për pritjen e ngrohtë. Më pas, Mema mësohet t’u ketë thënë lojtarëve se skuadra duhet të dalë nga ky ngërç psikologji­k dhe kjo është pika e parë e problemit. Gjithashtu, Mema është shprehur para futbollist­ëve që pret ngjitjen e ekipit. Sipas tij, pak nga pak ekipi duhet të bëjë përpara në renditjen e përgjithsh­me. Skuadra duhet të fitojë ndeshje pas ndeshjeje, të dalë nga fundi i renditjes dhe më pas të mendojë, pse jo, për Europën dhe pak më shumë. Lojtarët kanë dëgjuar me vëmendje dhe grupi është përqafuar, siç bëjnë të gjitha skuadrat, për t’i dhënë zemër ekipit. Pas përqafimit është dëgjuar një duartrokit­je e gjatë e lojtarëve dhe skuadra ka dalë menjëherë në fushën e stërvitjes dhe ka nisur punën.

Stërvitja – Nuk ka qëndruar asnjë sekondë pa punë Mema, teksa menjëherë ai ka nisur përgatitje­t. Stërvitje ndryshe nga Ze Maria, por edhe shumë pushim. Në shumë momente Mema ndalte lojën dhe i shpjegonte skuadrës detyrat taktike. Nuk munguan as diskutimet kokë më kokë, me Memën që i shpjegonte secilit më të mirën e mundshme.

Kontrata – Në fund të stërvitjes, Ardian Mema nuk pranoi të fliste për median, pasi ai duhet të takonte presidenti­n Refik Halili. Takimi është bërë dje në mbrëmje, ku palët kanë vendosur edhe piketat për kontratën e re, e cila do të bëhet publike sot paradite, gjithmonë sipas parashikim­e. Ndonëse Tirana nuk e ka zyrtarizua­r, Ardian Mema është me të gjitha përgjegjës­itë trajneri i ri i bardhebluv­e.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania