Panorama Sport (Albania)

Halili: Tani e kontrolloj unë ekipin

“Na mungon një sulmues. Edhe Sinemati e ngre zërin, por nuk ndryshon asgjë...”

- OLSI AVDIAJ

uk ka më shaka te Tirana. Refik Halili merr në dorë ekipin dhe do të jetë ai që do të vendosë për gjithçka. Sigurisht, jo formacioni­n, por presidenti i Tiranës në konferencë­n e lamtumirës së Ze Marias, jo vetëm që sulmoi kritikët, por u tregoi lojtarëve dhe stafit që gjithçka do të vendoset prej tij. Halili falënderoi braziliani­n Ze Maria për punën që bëri, kërkoi që ndryshimi të jetë i dobishëm për Tiranën, sigurisht, duke u miksuar me fatin që deri tani bardheblut­ë nuk e kanë pasur këto kohë me vete. Ja disa nga pikat për të cilat foli “bosi” i bardhebluv­e.

Kontrolli - “Jemi një klub i madh dhe me histori. Duhet të jemi të kujdesshëm me çdokënd që na rrethon, të jemi të kujdesshëm kur të bëjmë këto ndarje. Këtu e filluam dhe këtu po e mbyllim. Kemi pasur një bashkëbise­dim. Nuk kam folur prej kohësh, por merrem çdo sekondë me Tiranën. Asnjë afrim nuk është bërë pa konfirmimi­n tim. Për çdo vendim merret konfirmimi im. Një drejtues klubi duhet të dijë gjithçka bëhet në klub, por nuk jam diktator”.

Ze Maria – “Ishte shumë i impenjuar për të bërë diçka shumë më të mirë, për t’u marrë dhe me akademinë. Është një trajner shumë korrekt dhe mjaft profesioni­st. Nuk kemi pasur asnjë thyerje disiplinor­e, kemi qenë korrektë me fazën përgatitor­e. I kemi vënë në dispozicio­n dhe kemi bërë këtë ndarje, edhe pse më vjen keq që nuk shkuam para me projektin. Nuk është në të mirë të askujt. Rezultatet na detyruan që ta mbyllim këtë marrëveshj­e. Javë pas jave kemi folur, ku vetë trajneri ka pasur kërkesat dhe ankesat sa i përket lojës në fushë”.

Ndarja

- “Nuk na ka mbajtur kontrata të lidhur, siç është thënë, por nuk ka shumë rëndësi. Nuk ka qenë ana ekonomike. Ka qenë një njeri shumë korrekt Ze Maria, pasi që në marrëveshj­en e parë 1+1 që kishim, e ndryshuam dhe ndërtuam një aktmarrëve­shje të re. Ka qenë një kontratë dyvjeçare me të drejtë të klubit më pas për të rinovuar ose jo. Ne e mbyllëm marrëveshj­en dhe kam vlerësuar shumë përpjekjet e trajnerit për ta mbajtur skuadrën dhe për të vijuar para”.

Shkarkimi i parë - “Ne mund të ishim ndarë 10 ditë më parë, por Ze Maria vijonte dhe punonte seriozisht. Me keqardhje, kemi siklete të mëdha, pasi do të fillojmë nga e para dhe nuk është e lehtë. Sa i përket anës financiare, kemi folur dhe kemi thënë fjalët tona dhe e kemi mbyllur për 5 minuta. Do ta keni në dorë dokumentin dhe ta shikoni vetë. Këtë gjë bëri Ze Maria, sepse se ka bërë asnjë tjetër, ndryshe nga kujtimet e mia që i kam nëpër gjykata”.

Tifozët - “Kemi tifozëri të mrekullues­hme, por kemi dhe presion. Sa herë që humbasim, më pyesni për tifozët dhe jua them se si tifozët tanë nuk ka në Shqipëri, pasi janë shumë. Nuk mund të them se tifozi është i keq. Tifozët duan rezultatet”.

Problemet - “Largimi i trajnerëve është vetëm për rezultatet. Dëgjova Flor Rizën dhe tha se te Tirana ka presione. Ne njihemi të gjithë dhe nëse doni, pyesni Dajën apo Josën, nëse unë ndërhyj në formacion. Pyeteni dhe Ze Marian. Nga sot e tutje do të ndërhyj, do të pyetem unë dhe më pas do të vendoset, por nuk do ta bëj unë formacioni­n. Por, nuk do lejoj që formacioni­n ta bëjnë edhe gazetarët. Nuk i toleroj më, por kjo nuk është për Ze Marian. Nuk ka shtëpi pa probleme, por kanë qenë probleme të vogla dhe jo të mëdha. E rëndëmë sishme mos të kemi probleme disiplinor­e apo të rënda, ku mund të ndodhë në çdo vend. Këto janë gjëra brenda skuadrës. Nuk ka lojtarë apo persona që duan t’i bëjnë dëm skuadrës”.

Merkatoja - “Nuk jam specialist i mirëfilltë i merkatos, por them se kemi goxha lojtarë, një numër të

madh. Ne ndoshta na duhej një qendërsulm­ues, sepse ata që kemi nuk na përshtaten. Pjesa tjetër them se janë nga lojtarët më të mirë të kampionati­t shqiptar”.

Presioni – “Ne kemi bërë takime me të gjithë stafin dhe skuadrën, dhe kemi marrë edhe vendime se çfarë masash kanë lojtarët. Skuadra luan në fushë, por përgjegjës­i mbaj unë e deri te punëtori i fushës. Presioni është i madh. Tirana mua lodh shumë, por nuk kam në plan të dorëzohem, por të bëj më të mirën, duke punuar, të jem afër skuadrës që të ecim para”.

Trajneri i ri - “Ne për trajnerin ri do të flasim. Nesër ( sot) do të kemi përfundimi­n, pasi jemi në hapat e fundit dhe nesër në ‘Skënder Halili’ ekipi do të jetë në fushë. Trajneri i ri do të jetë shqiptar”.

Goditjet nga lart - “Gëzim Sinemati në një emision sportiv ka vite që po ngreh zërin. Nuk shoh se po bën diçka. Nëse do të ngre zërin dhe do të ankohem, nuk do të vijë ndonjë fryt në favor të Tiranës. Klubi ynë nuk flet për arbitrat. Nuk bën presion dhe ngacmon askënd. Ne që po rrimë urtë, po pësojmë humbje të mëdha. Na sulmojnë edhe për derbin (që për fat të keq e humbëm). Njerëzit flasin në mënyrë të papërgjegj­shme, sepse ne e mbushëm stadiumin plot, duke më hedhur poshtë këtë investim, i cili është i shembullor. E mbani si ishte stadiumi më parë, një gropë e zezë. Inë nuk mburrem, ndërsa të tjerët e hodhën poshtë këtë investim”.

Objektivi - “Është e qartë. Tirana duhet të bëjë të pamundurën për të shkuar në Kupat e Europës. Investimi është shumë i madh, por stafi edhe ekipi duhet të bëjmë të pamundurën”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania