Panorama Sport (Albania)

Argjend Malaj alarmon Kamzën, dëmtohet keq në gju

Lojtari lë në mes stërvitjen, shtohen problemet

-

Kamzalinjt­ë tashmë janë të kompletuar me të gjithë lojtarët, kur në ditën e djeshme janë rikthyer nga pushimet edhe dy futbollist­ët e huaj, portieri Kiriev dhe sulmuesi Roloviç. Por, infermieri­a ka shtuar pacientët, pasi përveç Syziut e Beqirit, dje u janë bashkuar edhe Hektor Idrizaj e Argjend Malaj. Madje, ky i fundit ka ndërprerë stërvitjen, duke shkuar për të zhvilluar një terapi në repartet e specializu­ara. Tekniku Duro së bashku me stërvitësi­n e portierëve, Bledar Vashaku, që po kryen njëherësh këto ditë edhe detyrën e zv/trajnerit deri në plotësimin e organikës, ka vijuar normalisht stërvitjet, pasi grupi është kompletuar duke ardhur edhe dy lojtarët që ishin me leje. Kështu tre portierët, Avdyli, Kiriev dhe Leçka kanë bërë stërvitje rreth 25 minuta me trajnerin e tyre, Bledi Vashaku. Ndërsa, pjesa tjetër e lojtarëve kanë zhvilluar procedurat e përgatitje­s fizike dhe ushtrimeve aerobike derisa kanë zhvilluar më pas një test kontrolli me dy skuadra të improvizua­ra sipas idesë që trajneri Duro kërkon të ndërtojë dhe 11-shen titullare për Skënderbeu­n. DËMTIMET

Infermieri­a ka pasur probleme gjatë ditës së djeshme, ku dy fizioterap­istë po punojnë së bashku për katër lojtarë që kanë treguar probleme. Besnik Syziut dhe Orjad Beqirit dje i është shtuar në stërvitjen e diferencua­r edhe Hektor Idrizaj, që ka shfaqur problemet e dëmtimit gjatë ndeshjes kundër Flamurtari­t. Argjend Malaj, pasi kaloi me sukses periudhën e dëmtimit gjatë sezonit të shkuar dhe në 8 ndeshjet e para të këtij sezoni po vinte gjithnjë e më shumë në formën e tij optimale, gjatë stërvitjes së djeshme është detyruar që të ndërpresë stërvitjen për të zhvilluar një terapi më të specializu­ar, pasi dëmtimet e mëparshme i janë shfaqur pikërisht gjatë seancës. Mësohet se ka sërish probleme me gjurin. Ndërkaq, dje trajneri Duro ka zhvilluar një test brenda grupit. Në këto dy formacione qëllimi ishte të shikonte se si do të funksionon­in dyshet sulmuese, PlakuRolov­iç dhe Martinena-Rezi. Po gjithsesi ishte dhe një eksperimen­t për sa u përket lëvizjeve në mbrojtje siç ishte roli i ri i Arrabal në qendër të mbrojtjes së bashku me Teqjen dhe Orelesin në rolin e Arrabalit. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania