Panorama Sport (Albania)

Rikuperohe­n dy titullarë, Lika në dyshim

Vllaznia/ Marku dhe Tafili janë gati, kapiteni me probleme

-

Java që shkoi ka vlejtur shumë për sa u përket rikuperime­ve në skuadrën shkodrane. Ndërprerja e kampionati­t u prit që të ishte në favor të teknikut Hasan Lika për sa u përket rikuperime­ve. E me sa duket, që në javën e parë rezultatet kanë qenë pozitive. Nga tre lojtarët e dëmtuar që nuk ishin paraqitur në seancat stërvitore të javëve të fundit, dy prej tyre janë bashkuar me grupin. Mbrojtësi Antonio Marku dhe mesfushori Arsid Tafili janë bashkuar këtë fundjavë me ekipin dhe kanë nisur normalisht stërvitjen e tyre. Ndërsa, i vetmi lojtar që, me sa duket, edhe këtë javë nuk do të jetë së bashku me grupin dhe me shumë mundësi mund të mos jetë në përballjen me Erzenin është kapiteni Gilman Lika. Ai do ta shfrytëzoj­ë edhe këtë javë për t’u rikuperuar. Po ashtu, mësohet se janë rikuperuar plotësisht edhe dyshja Gocaj e Hajdari që në takimin me Veleçikun nuk kanë qenë plotësisht të gatshëm. Gjithsesi, duke parë edhe mungesat e tjera, ata kanë sakrifikua­r dhe janë aktivizuar ende pa kaluar plotësisht dëmtimet e tyre. Pavarësish­t se ka edhe një javë tjetër dhe gjithçka mund të ndodhë për sa u përket dëmtimeve, ajo që shikohet është se tekniku Lika me përjashtim të kapitenit Gilman Lika të gjithë lojtarët e tjera priten që të jenë të gatshëm për këtë sfidë. Këtë fundjavë ekipi i Vllaznisë do të ketë një përballje brenda grupit. Tekniku Lika dhe stafi i tij në mungesë të një takimi miqësor ka preferuar që të testojë ekipin në një takim mes tyre. Tekniku do të skicojë në njëfarë mënyre edhe skuadrën që pritet të hedhë në fushën e lojës në takimin me Erzenin. Admir Uruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania