Panorama Sport (Albania)

Lani flet si trajner: Besëlidhja ime nuk do ndalet

-

Besëlidhja vijon stërvitjen për llogari të javës së gjashtë të kampionati­t nën drejtimin e trajnerit lezhjan, Gledis Lani, i cili po e drejton skuadrën që nga e marta pas largimit të Ndriçim Kashamit. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe sezonin e shkuar kur Gledis Lani u ul në krye të pankinës së Besëlidhje­s afërsisht në këtë periudhë pas dorëheqjes së trajnerit të atëhershëm, Anteu Pepaj. Lani një ish- futbollist i Besëlidhje­s tashmë është senatori i stafit teknik të kësaj skuadre, pasi që në sezonin 2010- 11 kur në krye të presidencë­s së skuadrës lezhjane të futbollit u vendos Gjok Noka, ka mbajtur postin e zv/ trainerit. Është hera e tretë që ish- futbollist­i i Besëlidhje­s, Gledis Lani, merr postin e trajnerit, ku për herë të parë është ulur zyrtarisht në krye të pankinës së Besëlidhje­s në tetor të vitit 2012 pas largimit të Sokol Metës. "Duke përfituar nga pushimi i kësaj jave, skuadra i është nënshtruar një stërvitjej­e intensive më shumë nga pikëpamja fizike për ta ngarkuar ekipin fizikisht, por pa lënë mënjanë edhe anët tjera. Përveç përgatitje­s tekniko-taktike e fizike, skuadra tani ka nevojë edhe për reflektim psikologji­k pas largimit të trajnerit, me të cilin janë stërvitur për tre muaj rresht. Pozitive për mua është se edhe unë kam qenë i pranishëm në fushën e stërvitjes, duke punuar me ta çdo ditë, ndaj nuk ka ndonjë ndryshim të madh stili i trajnimit të futbollist­ëve. Rast tjetër pozitiv për ne është rikthimi i mesfushori­t Erkoçeviç. Besoj se shumë shpejt skuadra do të dalë nga kriza e pikëve", deklaroi Lani. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania