Panorama Sport (Albania)

Apolonia bën llogaritë, Nako jep recetën e ndryshimit

Fierakët nuk kanë marrë pikët që prisnin në këto javë

-

Ka kaluar më shumë se gjysma e fazës së parë dhe fierakët kanë grumbullua­r vetëm 8 pikë në 5 ndeshje, nga 15 të mundshme - larg asaj që kanë pretenduar pa filluar sezoni. Megjithatë, vetëm Egnatia dhe Pogradeci e shohin nga lart renditjen e Grupit B të Kategorisë së Parë: kryesuesit rrogozhina­s +2 pikë nga Apolonia, ndërsa liqenorët vetëm 1 pikë më shumë. Ja pse sfida e radhës mes Pogradecit dhe Apolonisë është shumë interesant­e, edhe për vetë ecurinë dhe pozicionim­in e tyre momental në renditje. Rudin Nako është një nga "shtyllat" e forta të kësaj Apolonie, një nga elementët më të rëndësishë­m dhe që krijon siguri e qetësi në prapavijën bardhejesh­ile. E karakteriz­on maturiteti edhe në vlerësimin e ecurisë së ekipit, teksa shprehet: "Mendoj se kemi vijueshmër­i përgjithës­isht të mirë gjer tani, pasi problemati­ka e fillimit të sezonit me formatimin, përshtatje­n dhe kolaudimin e skuadrës janë të njohura. Po vetëm 2 pikë jemi larg vendit të parë. Duhet të kishim bërë më mirë gjatë këtyre 5 javëve? Them se po, por i kemi mundësitë e plota të përmirësoj­më shumë gjëra, sepse jemi aty ku duhet fizikisht dhe teknikisht e ndaj besojmë se do të dalim shpejt atje ku meritojmë të jemi". Qendërmbro­jtësi i Apolonisë nuk e sheh si trysni të papërballu­eshme objektivin për në Superligë të skuadrës, përkundraz­i, mendon të kundërtën. "Nuk është se na presionon statusi i pretendent­es dhe nuk ndihemi as të brishtë e as të frustruar nga pritshmëri­të. Përkundraz­i, një objektiv i qartë për ne është stimul, na motivon dhe ne nuk i kemi besuar vetes diçka të pamundshme në fillim të sezonit". Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania