Panorama Sport (Albania)

“Te Dinamo ka mosmirënjo­hës”

“Nuk më thanë asnjë faleminder­it për sakrificën, Allmuça nuk u tregua korrekt”

- SKERDILAID SULOZEQI

Dinamo nisi sezonin me shumë ndry shime, ku risi ishte afrimi i Lutfi Nurit si sponsor i kryeqyteta­sve. Me afrimin e Nurit u zgjidhën disa probleme, ai i gjetjes së një fushë për t'u stërvitur, rrogat e lojtarëve, etj. Pavarësish­t se vetë Nuri nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht se është donator i Dinamos, burime të sigurta pranë tij dhe në klubin blu bëjnë të ditur se e ndihmon ekipin financiari­sht. Kryeqyteta­sit kanë bërë një nisje të mirë sa u përket rezultatev­e dhe pas pesë javëve të para, ata kanë 10 pikë dhe renditen në vendin e dytë në klasifikim. Sakaq, drejtuesit afruan disa lojtarë të rinj, por

natyrisht që mbajtën edhe futbollist­ë me eksperienc­ë si Bazion Tragaj dhe të tjerë. TRAGAJ

Mbas disa ditëve mungesë në stërvitje të Tragës, gazeta mëson ekskluzivi­sht se mesfushori e ka mbyllur kapitullin me Dinamon edhe pse një gjë e tillë ka ndodhur para kohe. Ish- kapiteni nuk ka pasur asnjë minutë lojë në ndeshjet e para në kampionat dhe ky fakt e ka fyer dhe mërzitur atë, ndaj edhe 30vjeçari ka vendosur që të largohet nga ekipi. Largimi i tij nuk ka qenë në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ai ndjehet i parespektu­ar dhe se klubi ka harruar kontributi­n disavjecar të tij. Afrimi i disa lojtarëve me emër dhe me eksperienc­ë, ka bërë që Tragaj të mos shihet më si titullar, duke mos u preferuar nga trajneri Allmuça. Në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport", Bazion Tragaj shprehet shumë i zhgënjyer dhe akuzon drejtuesit e Dinamos ku i quan mosmirënjo­hës. "Po, jam larguar nga Dinamo, por jo nga futbolli. Në janar të shohim çfarë do të ndodhë. Më vjen shumë keq që ndahem me këtë klub, por sidomos me tifozët dinamovitë në këtë mënyrë, por drejtuesit e Dinamos janë treguar mosmirënjo­hës që nga Igli Allmuça i pari. 6 vjet me ato kushte dhe as faleminder­it nuk më thanë. Nuk doja që të ndaheshim kështu, por ja që të gjitha sakrificat këta t'i hedhin poshtë. Kushdo që ka kontribuar me këto kushte, meriton respekt qoftë edhe 5 minuta nëse ka luajtur, por këta nuk duan t'ia dinë për asgjë përveçse interesit të tyre", përfundoi Traga, i cili ka luajtur plot 104 takime në radhët e Dinamos në kampionat.

SKUADRA

Ndryshe nga sezonet e kaluara kur skuadra ka luftuar vetëm për mbijetesë, tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar. Është krijuar një ekip cilësor, pasi janë afruar disa futbollist­ë me eksperienc­ë. Dhe rezultatet kanë ardhur javë pas jave. Dinamo konsideroh­et si një prej skuadrave që do të rivalizojë me Vllazninë për vendin e parë që të dërgon në Superiore. Gara sapo ka nisur dhe të gjithë besojnë se ekipi i këtij sezoni do të dijë të rivalizojë fort me skuadrën shkodrane. Aktualisht, Dinamo renditet në vendin e dytë, pesë pikë më pak se Vllaznia.

 ??  ?? Bazion Tragaj
Bazion Tragaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania