Panorama Sport (Albania)

Tirana fiton thellë në derbin ndaj Studentit

-

Dje në kryeqytet u zhvillua derbi ndërmjet Studentit dhe Shoqatës Klubi i Basketboll­it Tirana, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Kampionati­t Kombëtar të basketboll­it të femrave. Një sfidë që nuk pati shumë histori, pasi Tirana tregoi një nivel shumë më të lartë se Studenti dhe konfirmoi që do të jetë një ndër skuadrat pretendent­e për fitimin e titullit kampion. Ndeshja filloi me rivalitet të lartë dhe perioda e parë ishte shumë e ekuilibrua­r dhe të dyja skuadrat i kundërpërg­jigjen njëra-tjetrës. Në fund janë bardheblut­ë ato që fitojnë ngushtësis­ht në këtë periodë me shifrat 23-25. Në periodën Tirana me kapitenen Eliverta Bujari dhe dy malazezet Popoviç dhe Milovanovi­ç kanë një marsh më tepër në lojë dhe nisin të dominojnë në lojë, duke e mbyllur këtë periodë me rezultatin 21-7, ku të dyja ekipet shkojnë në pushimin ndërmjet dy pjesëve me rezultatin 46-30 në favor të Tiranës. Pjesa e dytë e takimit nuk ndryshon aspak, pasi janë sërish vajzat e drejtuara nga Erdal Borova, ato që dominojnë totalisht në lojë, duke fituar 28-19 në periodën e tretë dhe 25-11 në periodën e katërt. Kështu e gjithë sfida mbyllet me triumfin 99-60 për Tiranën. Flet kapitenia Bujari - Pas përfundimi­t të ndeshjes njëra prej lojtareve më të mira të Tiranës, kapitenia Eliverta Bujari, u shpreh kështu: "Jemi një grup lojtaresh që kemi kohë që luajmë bashkë dhe e njohim shumë mirë lojën e njëra-tjetrës. Lojtaret e huaja po bëjnë vite që aktivizohe­n në radhët e skuadrës sonë dhe mendoj që me ndonjë përforcim që mund të bëjmë në merkaton e janarit, do të jemi pretendent­et kryesore për fitimin e kampionati­t", tha kapitenia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania