Panorama Sport (Albania)

Cana: Si më doli dasma jashtë kontrollit

-

orik Cana është pa dyshim një nga legjendat që do të mbahet mend gjatë në Shqipëri. Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit ka thënë së fundmi se do të lançojë një Þlm që do të bazohet te jeta dhe karriera e tij. Cana ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka zbuluar disa të fshehta në lidhje me këtë Þlm dhe disa momente të veçanta nga jeta e tij. “Është hera e parë që unë ßas për këtë dokumentar. Në fakt nuk ka qenë iniciativa ime. Ka qenë gazetari sportiv, Andi Deçka ai, i cili ka Þlluar gazetarinë kur unë kam nisur karrierën në Francë. Pasi unë përfundova karrierën, ai erdhi dhe më tha se kishte dëshirë të realizonim një Þlm dokumentar. Ai është munduar të bëjë diçka të mirë, ka shkuar në vendet ku kam luajtur dhe ka folur me njerëz. Ka dalë diçka shumë e mirë dhe kemi menduar ta shfaqim nga fundi i dhjetorit. Shpresojmë që gjatë mbrëmjes për shfaqjen e parë të dokumentar­it ku do të ketë shumë të ftuar të ngremë fonde për Fondacioni­n e Bamirësisë. Këtë trailer të shkurtër ne nuk e kemi shfaqur, e kanë parë vetëm njerëz me të cilët është dashur të punojmë. Besoj është një mundësi e mirë ta shfaqim një fragment sot”, tha Cana.

Në emisionin “Rudina”, ish-futbollist­i zbuloi dhe disa momente nga njohja e tij me bashkëshor­ten Monika. “Unë kam qenë 7 vjeç kur kam lënë Kosovën dhe kam shkuar gjithandej, kurse Monika italiane ka jetuar gjithmonë në të njëjtin qytet. Kam qenë unë ai që e kam ndikuar më shumë për të qenë shqiptare sesa ajo mua. Patjetër që ka qenë diçka që është bërë në mënyrë shumë natyrale. Është një person që ka ndryshuar perspektiv­ën e jetës. Ajo ndihet shumë mirë në Shqipëri dhe kupton shumë mirë shqip. Tirana ndonjëherë nuk të mundëson të mësosh shqip sepse ajo kur është në vështirësi ßet italisht dhe të gjithë kuptojnë. Jemi mirë dhe besoj djali është diçka që ka pasuruar familjen tonë. Djalit i ßas gjithë kohën shqip. Ne kemi 7 vite bashkë dhe kemi 4 vite martesë bashkë me Monikën. Ne dasmën që kemi bërë në Kosovë kishim ftuar 500 veta dhe erdhën 650, ku më shumë se 150 nuk i njihja fare. Në Kosovë njerëz të Monikës kanë qenë vetëm prindërit. Por, tradita te ne është që prindërit ftojnë njerëz. Dasmën në Romë e kemi pasur shumë intime, kanë qenë 50 veta. Më pas, në jetën tonë erdhi Bojken. Unë kam pasur dëshirë të kem fëmijë edhe më herët, por ndoshta nuk do ta kisha shijuar kaq shumë. Tani kam pasur mundësi që jetën time ta mbush me djalin, kam kaluar shumë kohë me të. Tani kur më duhet të iki për punë, më merr malli shumë për të. Bojken sapo ka mbushur 3 vjeç, jemi shpërngulu­r në Tiranë dhe ai ka Þlluar kopshtin këtu. Fëmijët janë bekim i jashtëzako­nshëm dhe ne nuk kemi dëshirë ta lëmë me një. Por, akoma nuk i kemi hyrë punës. Vitin tjetër ai bën 4 vjeç dhe do Þllojmë të mendojmë diçka”, tregoi Cana. Ndërsa, për momentin e parë kur janë njohur me Monikën, Cana tha: “Kemi qenë në ambientet e një restoranti kur jemi parë për herë të parë. Para se të largohesha nga restoranti, pa i folur fare i dhashë numrin tim të telefonit kamerieres dhe ajo ia çoi. Dy ditë më vonë, ajo më shkroi dhe u takuam dhe Þlluam të njihemi dhe të frekuentoh­emi”, deklaroi Cana.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania