Panorama Sport (Albania)

Xhenaro Gatuzo flet për UEFA-n: Dua Robert De Niron në filmin e karrierës sime

Trajneri i kuqezinjve zbulon lojtarin dhe kundërshta­rin e preferuar

-

Xhenaro Gatuzo ka qenë protagonis­ti i radhës në emisionin e UEFA-s “On the spot”. Video-intervista e trajnerit kuqezi ka qenë dje në faqen kryesore të website të qeverisë së futbollit.

Me cilin lojtar do të kishit dashur të zbrisnit në fushë? Ka shumë. Të gjithë do të thoshin Kristiano Ronaldo ose Mesi, por mua do të më kishte pëlqyer të luaja në krah të Luka Modriçit. Ai ka një rol të veçantë, por kam ndjesinë që është një futbollist i jashtëzako­nshëm në nivel futbollist­ik dhe mendor.

Po futbollist­i kundër të cilit do të kishit dashur të luanfishi Në kohën time kishte disa “kafshë” mesfushe, mes të cilëve Davids, Uajz, Ins. Ata ishin lojtarët me karakter të fortë që kushdo do të donte t’i kishe në skuadër, ndërsa nga yjet e kohëve të fundit zgjedh Pol Pogbanë. Është dytonte im në gjatësi, por nuk i druhem. Një tjetër do të ishte Blez Matuidi që duket sikur është gjithmonë një kohë vonesë e më pas vjen e të rrëmben topin si një oktapod. Nuk kam parë askënd të rikuperojë aq shumë topa sa ai. Nëse Hollivudi do t’ju kushit? një film, cilin aktor do të zgjidhnit që t’ju përfaqëson­te?

Do të thosha Robert De Niro, sepse për nga mënyra sesi flet dhe se si e ka gjestikula­cionin mendoj se më përshtatet. Fytyra dhe fiziku janë elementë të tjerë ku shoh ngjashmëri.

Cila këngë është kolona zanore e jetës suaj?

E duhura dhe më e përshtatsh­mja më duket kënga e grupit Ligabue, “Una vita da mediano” (Një jetë si mesfushor). Sa herë e dëgjoj, gjej në tekstin e saj gjithçka kam bërë në vitet e mia si profesioni­st.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania