Panorama Sport (Albania)

“Milan beso te Higuaini, derbin nuk e fitojnë favoritët”

“Rinos i kërkova një kujtim, më dërgoi në djall”

- REINOLD BAKALLI

ukas Bilia ka folur dje për televizion­in e klubit. Mesfushori po kalon një moment të mirë personal, çka është reflektuar edhe në rezultatet e Milanit. Pikërisht, situata e skuadrës ka qenë në fokusin e intervistë­s së argjentina­sit, i cili nuk ka kursyer të zbulojë edhe detaje të tjera që lidhen me sezonin aktual.

Lukas, më në fund Milani duket në formë. Cila ishte pika e kthesës?

Është një moment pozitiv dhe e dimë se për të arritur objektiva, duhet të arrijmë rezultate. Nëse rritet niveli i ekipit, të gjithë kemi stimujt për të dhënë më shumë. Vjet nuk isha në gjendjen e duhur, teksa këtë sezon gjërat po ecin pozitivish­t. Jam i lumtur, por nuk po kërkoj shpagim.

Sa ka ndryshuar Milani pas sfidës me Kaljarin?

Veprimi më i duhur ka qenë lënia mënjanë e alibive dhe e “gjuetisë” ndaj fajtorëve. Organika ka cilësi, megjithatë mendoj se hapësirat për t’u përmirësua­r janë të shumta. Shpesh kemi lënduar veten dhe e kemi kuptuar. Trajneri Gatuzo po bën një punë të madhe në këtë aspekt, sepse duhet shumë punë në rast se duam të jemi një ekip i madh.

Çfarë i mungon kësaj skuadre për të arritur statusin e “të madhit”?

Ka disa aspekte, por rëndësi ka që të jemi të bashkuar

dhe të vetëdijshë­m për potenciali­n tonë. Në disa takime na ka munguar aftësia për të vuajtur, sepse nuk mund të fitohen të gjitha ndeshjet duke shënuar tre ose katër gola. Jemi një ekip i ri në moshë dhe me formimin e përvojë do të vijnë edhe kënaqësitë në fushë.

A ka filluar të ndihet klima e derbit në skuadër?

E kemi ndierë që përpara ndeshjes me Kievon, por duhej të mendonim për atë sfidë fillimisht. Qetësia është thelbësore dhe duhet ruajtur në çdo moment. Interi është në formë, por edhe ne

kemi besim. Kam fatin që kam provuar edhe derbin e Romës dhe e di sa rëndësi kanë këto përballje. Që nga e hëna nis një pjesë e re dhe vendimtare për sezonin tonë.

Sa ka ndryshuar Milani në krahasim më një sezon më parë?

Jemi në rritje të vazhdueshm­e dhe kjo duket. Duam t’i tregojmë vetes dhe njerëzve që dimë të arrijmë qëllime që kemi paracaktua­r. Takimi me Interin do të jetë një tregues i vlerës sonë, por do të ketë shumë rëndësi mënyra sesi do ta përgatisim

mendërisht.

Si është marrëdhëni­a me trajnerin Gatuzo?

E respektoj shumë edhe sepse, përveçse trajneri ynë, është edhe një figurë historike. E kam pasur rival, ndërsa tani ka një tjetër rol. Nëse jam ende pjesë e Milanit, është meritë e tij dhe stafit sepse dinë si të marrin më të mirën nga çdo futbollist. Përpara disa javësh i kërkova një foto kujtim dhe më dërgoi në djall.

Përveç Rinos, rrotull ekipit janë edhe Maldini me Leonardon.

Sa herë i takoj, më kapin

drithërima­t. Me figurën e trajnerit jemi mësuar, ndërsa me ata vazhdon të jetë një situatë emocionale ku të gjithë ndihemi pak në siklet.

Te Milani keni edhe një mik të ngushtë si Higuain, cilat janë përshtypje­t?

E prisja që të ndihej mirë te Milani, sepse e di sesi është gatuar Gonzalo. Nëse ndien besim, jep menjëherë maksimumin. Pas atij Botërori, e meritonte të realizonte të tilla paraqitje. Sapo pashë sesi e priti skuadra, e kuptova se do të bënte gjëra të mëdha dhe në fakt brenda pak kohësh u shndërrua në një lider të Milanit.

Ç’mund të na thoni për Suson, kaq shumë i pëlqen Higuainit?

Atij i ka pëlqyer gjithnjë Suso, madje edhe në kombëtare më ka thënë se sa shumë e vlerësonte. Tani që edhe Hezusi po bën mirë në kombëtare, jemi të gjithë më të lumtur. Shpresojmë të vazhdojë kështu sepse do të arrijë gjëra të mëdha.

Një tjetër argjentina­s do ta keni përballë në derbi...

Ikardi dhe Higuain janë dy lojtarët më të rëndësishë­m të derbit, por mua më intereson ajo që do të bëjë Gonzalo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania