Panorama Sport (Albania)

Nga De Vraj e Azamoah te Kafu, ja më të famshmit

-

Interi i Luçiano Spaletit, pas një fillimsezo­ni të ndërlikuar, duket se ka hyrë në rrugën e duhur, duke koleksionu­ar gjashtë fitore radhazi mes kampionati­t e Ligës së Kampioneve. Edhe falë, pa dyshim, merkatos verore: kanë shkëlqyer, në fakt, Stefan De Vraj e Kuaduo Azamoah, të transferua­r me parametër zero respektivi­sht nga Lacio e Juventusi. Blerje “me zero”, por cilësore. Ja disa të bujshme. KAMBIASO – Nuk mund të mos citohet “Chuchu”: u transferua në Milano verën e 2004-ës, pasi përfundoi kontratën me Realin, zhvilloi 10 sezone me Interin, duke fituar plot 15 trofe (5 kampionate, 4 Kupa të Italisë, 4 Superkupa të Italisë, 1 Ligë Kampionesh e 1 Botëror Klubesh). FIGO – Një vit më pas, verën e 2005-ës, nga Madridi në Milano u transferua Luis Figo. Me zikaltrit, portugezi zhvilloi 4 sezone, duke fituar 4 kampionate, 3 Superkupa të Italisë dhe 1 Kupë të Italisë.

PIRLO – Mes “regjisorëv­e” më të mirë të historisë, në 2011-ën Milani vendosi të mos i rinovonte kontratën. E “rrëmbeu” Juventusi: 4 tituj, 2 Superkupa të Italisë e 1 Kupë të Italisë në 4 sezone.

KAFU - Verën e 2003-shit, pas 6 sezonesh te Roma, kaloi te Milani: gjatë 5 viteve, braziliani fitoi 1 kampionat, 1 Ligë Kampionesh, 2 Superkupa të Europës, 1 Botëror për Klube dhe 1 Superkupë të Italisë. LEVANDOVSK­I – Dimrin e 2014- ës la Dortmundin për Mynihun, ku vazhdoi të regjistron­te shifra të jashtëzako­nshme: në sezonin e tij të pestë në Bavari, ndodhet në kuotën 159 gola.

BALAK – Mesfushori gjerman vendosi të largohet nga Bajerni, duke zgjedhur Çelsin: gjatë 4 sezoneve fitoi 1 titull, 1 Superkupë të Anglisë, 1 Kupë të Ligës dhe 3 Kupa FA. KLOSE - Në 2011-ën, Miroslav Klose vendosi të largohej nga Gjermania për një eksperienc­ë te Lacio. Edhe 33 vjeç, nuhatja prej bomberi nuk i mungoi: gjatë 5 sezoneve në Romë shënoi plot 63 gola.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania