Panorama Sport (Albania)

Spanja, Enrike një “magjistar”

Nga De Gea tek Albiol pa harruar Suson dhe Alkaserin, sa shumë risi te Spanja

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nuk duhet shumë vëmendje për të kuptuar që Luis Enrike ka bërë shumë gjëra të mira dhe pozitive që nga momenti kur mori drejtimin e kombëtares së Spanjës. Më e rëndësishm­ja: Rikuperoi idenë që ishte krijuar se kjo skuadër kishte 6 vite në krizë. Gjithashtu, riktheu skuadrën te fitoret, edhe pse nuk bëhet fjalë për një kompeticio­n të rëndësishë­m. Fitoret në ndeshjet zyrtare me Anglinë, goleada me Kroacinë dhe një tjetër rezultat bindës me Uellsin në transfertë sigurisht që vlejnë. Trajneri i ri i Spanjës duket se e ka bërë skuadrën të harrojë dështimin në Botëror dhe mbi të gjitha ka rikthyer besimin te lojtarët, gjithçka si me magji. Arriti t'i jepte besim një lojtari shumë të rëndësishë­m si David De Gea, ai që në Botëror u kritikua dhe u masakrua. Por Enrike gjithashtu ka rikthyer lojtarë të harruar si Bartra dhe Albiol, po ashtu edhe Sebajosin. Për më tepër ingranoi në ekip Pako Alkaserin, i cili prej 2 vitesh nuk luante në kombëtare.

TË RIKTHYERIT- David De Gea pësoi 91.6% të goditjeve që iu bënë në Botëror. Ai priti vetëm një goditje nga 12 në kuadrat. Ai shihej si fajtori kryesor për dështimin e Spanjës në Botëror, aq sa nisi të qarkullont­e emri i Kasijasit

për një rikthim të mundshëm. Tani, pas 3 muajsh, De Gea është sërish një garanci. Në tri ndeshje ka pësuar vetëm një gol dhe në Londër bëri pritje spektakola­re. Po ashtu edhe me Kroacinë. Por edhe në mbrojtje, trajneri Enrike ka merita të jashtëzako­nshme. Raul Albiol nuk luante me Spanjën që nga 31 marsi i vitit 2015 (humbja me Holandën), por trajneri vendosi t'i japë besim. Kundër Uellsit luajti si titullar dhe bëri një ndeshje të mirë. Është 33 vjeç dhe luajti ndeshjen e 52-të me Spanjën. Duket se nuk do të jetë e fundit. Po ashtu edhe Bartra po

fillon të ketë një rol protagonis­ti në këtë skuadër.

ALKASER- Luis Enrike kërkon të freskojë mesfushën e kombëtares dhe e di që diçka e tillë bëhet duke pasur në ekip emra të rinj. Njëri prej tyre është Dani Sebajos, i cili me Zidanin nuk pati shumë minuta, por tani po fillon të luajë edhe Realin. Sulmuesi Pako Alkaser është një temë më vete. Ai nuk llogaritej fare nga trajnerët e mëparshëm, mbi të gjitha për faktin se me Barcelonën nuk kishte një ecuri pozitive (15 gola në 50 ndeshje, 1 në çdo 152 minuta). Ndeshja e tij e fundit me Spanjën ishte në 27

mars 2016. Enrike, i cili nuk e aktivizoi shumë me Barcelonën, përfitoi nga momenti i tij i mirë me Dortmundin dhe e aktivizoi. Ai ia shpërbleu besimin me 2 gola në fitoren ndaj Uellsit. Pa harruar aktivizimi­n e Susos, i cili duket një element i rëndësishë­m për kombëtaren e Spanjës dhe emra të tjerë të rinj që do të ndihmojnë "Furinë e Kuqe" për të pasur një rrugëtim pozitiv. Luis Enrike është një "magjistar". Duket se presidenti i federatës, Luis Rubiales, ka goditur në shenjë me emërimin e tij në krye të kombëtares së Spanjës. Fillimi duket shumë i mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania