Panorama Sport (Albania)

HolandëGje­rmani, 5 duelet historike

-

Holanda dhe Gjermania do të ndeshen nesër në mbrëmje në Ligën e Kombeve. Të dyja përfaqësue­set nuk po kalojnë një moment të mirë, por kjo nuk do të thotë se dueli midis dy gjiganteve të futbollit botëror nuk do të garantojë spektakël. Nëse u hedh një sy dueleve ndër vite, midis dy skuadrave ka qenë një rivalitet unik. Finalja e Botërorit 1974 Finalja e kampionati­t botëror në Mynih ishte edhe shkëndija e parë e rivaliteti­t midis dy skuadrave. Para kësaj ndeshjeje, "komshinjtë" kishin një marrëdhëni­e normale midis tyre. Por, edhe pas ndeshjes, humbësit dhe fituesit morën pjesë në banketin e organizuar nga FIFA. Pas kthimit në atdhe, skuadra holandeze u ftua nga mbreti i tyre dhe ata festuan gjatë. "Argjentinë 1978"

Hera e dytë që skuadrat takohen pas finales së parë është pas katër vitesh në Argjentinë, ku skuadrat ndajnë një barazim dramatik në ndeshjet e grupit. Golat e Abramzik dhe Diter Myler u barazuan nga holandezët në fundin e takimit me anë të Kerkof. Gjermania zhvilloi një nga ndeshjet e saj më të mira, por në fund ishin holandezët ata që shkuan në finale duke u mundur nga Argjentina me rezultatin 3-1. Europiani 1980

Skuadra e Bernard Diets tregoi mëshirë me holandezët, të cilët ishin në disavantaz­h të tre golave. Kjo ishte e para për 19vjeçarin që luante për Gladbahun, Lotar Mateus. Holanda shënoi dy herë, por rezultati mbeti i pandryshue­shëm. Gjermanët fituan në fund turneun në finalen ndaj Belgjikës me rezultatin 1-2. Gjysmëfina­lja e Europianit 1988

Ishte hakmarrja perfekte e Holandës për humbjen në vitin 1974. "Tulipanët" mundën 2-1 gjermanët në një ndeshje perfekte. Momenti që të gjithë lojtarët portokalli­nj kujtojnë gjatë është kur Franc Bekenbauer hyn papritur në autobusin e skuadrës kundërshta­re. Delegacion­i holandez u shtang dhe pasi Kaizeri i uroi ata për fitoren dhe suksese për në ndeshjen finale, në autobus shpërthyen duartrokit­jet.

1/8 e Botërorit 1990 Skuadrat u takuan sërish pas përpalljes në Hamburg. Këtë radhë në Milano. "San Siro" ishte i mbushur në kapaciteti­n e tij maksimal, dhe në fushë ndodhi gjithçka. Frenk Rajkard pështyn dy herë në kaçurrelat e Rudi Vëlerit, i cili ndëshkohet padrejtësi­sht me karton të kuq. Gjermanët ndihen të tradhtuar nga arbitri argjentina­s, i cili u nda nga jeta disa vite më vonë. "Nuk e kuptoj pse mora të kuq në atë takim, pasi ishte Frenk ai që më pështyu", tha Rudi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania