Panorama Sport (Albania)

Nejmar frymëzon Brazilin, Zhezus e Sandro dënojnë Arabinë

"Seleçao" fiton, por kursehet në miqësore

-

Më shumë sesa një provë e vërtetë, "Seleçao" bën një stërvitje luksi përballë Arabisë Saudite, në pritje të klasikes me Argjentinë­n, të ditës së martë. Brazili fiton lehtësisht ndaj të zotëve të shtëpisë, madje kursehet vetëm me një fitore 2-0, me dy gola të realizuar në ekstremet e të dyja pjesëve të lojës. Sigurisht që duke parë diferencën teknike mes të dyja skuadrave, ndoshta në fushë pritej diçka më shumë nga "banda" e drejtuar nga trajneri Tite, por në fund mund të mjaftojë edhe kaq, duke qenë se për 96 minuta me radhë, tifozët e pranishëm në stadium mundën që të shijonin klasin e Nejmarit me shokë, me yllin e PSGsë, i cili vërtet nuk shënoi, por diti

që të frymëzojë dhe të lërë gjurmën personale, në të dy golat e kombëtares së tij. Në stadiumin "King Saud University", në Rijad, Brazili merr që në fillim kontrollin e lojës, por nuk i jep asaj ritmin e shpejtë që pritej, diçka e kuptueshme duke qenë se është e kotë që në një miqësore të shpenzohen energji të kota apo aq më

shumë dëmtime. Gjithsesi, klasi dhe finesa nuk mungojnë, ndonëse për të parë golin e parë të pesë herë kampionëve të botës duhet të pritet minuta e 44-t, kur Nejmar i dhuron një asist Gabriel Zhezusit të lëshuar në zonë dhe sulmuesi i Mançester Sitit nuk gabon. Në pjesën e dytë, Brazili vazhdon me dominimin e tij, por sërish nuk është shumë efikas përpara portës. Sigurisht që rastet nuk mungojnë, por golat nuk vijnë. Madje, në episodin më të pastër, atë të minutës së 85-të, Riçarlison gjendet i vetëm përballë portierit saudit, por Al Ovais i dalë jashtë zonës i mohon golin, duke frenuar aksionin me dorë. Kartoni i kuq për të është i pashmangsh­ëm, edhe pas konsultimi­t me sistemin "VAR". Me një lojtar më shumë, Brazili shtyn diçka më tepër në minutat e fundit (u akorduan 6 minuta shtesë) dhe pikërisht në të fundit, juventini Aleks Sandro dërgon shifrat në 2-0, pasi devijon saktë me kokë brenda rrëmujës së zonës, pasimin e Nejmarit nga goditja e këndit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania