Panorama Sport (Albania)

Plas te Bajerni, Roben sherr me trajnerin Kovaç

Lojtari dhe trajneri të tensionuar, holandezi përqesh stafin teknik në përfundim të stërvitjes

-

Një kohë e bukur në Mynih, teksa temperatur­at shënojnë 22 gradë, por në "Sebener Strasse", aty ku Bajerni i Mynihut zhvillon stërvitjet e tij, mbizotëron një kohë e akullt. Skuadra ka zhvilluar dje stërvitjen e programuar dhe në dispozicio­n të trajnerit Kovac kanë qenë vetëm 14 futbollist­ë, ndër ta edhe disa nga yjet e skuadrës, si Sven Ulriash, Rafinja, Havi Martinez, Frenk Riberi, Sandro Vagner dhe Arjen Roben. Holandezi ka qenë në një ditë jo të mirë, ku fytyra e tij tregonte krizën që ka pushtuar skuadrën e Bajernit në këto javë të fundit. Midis tij dhe trajnerit kroat ka pasur dhe një sherr verbal, teksa ishin minutat e fundit të seancës stërvitore. "Çdo gjë në rregull Arjen?" ka pyetur Kovaç që ka marrë një përgjigje të ftohtë nga holandezi: "Me sa duket, jo!" Këtu trajneri i bie bilbilit dhe mbyll seancën stërvitore disa minuta më përpara seç ishte programuar. Më pas, 34- vjeçari ka vendosur gishtin tregues te buzët e tij duke parë nga stafi teknik. Katër ndeshje pa fitore kanë ndikuar jo mirë te Roben që, pas ndeshjes me Gladbahun, pranoi se situata nuk është ajo e duhura. "Do të shikojmë përpara, nuk mund të themi se gjithçka po shkon keq. Pas ndeshjeve të kombëtares, duhet të rikthehemi te fitoret". Trajneri Niko Kovaç nuk ka dashur ta bëjë të madhe këtë situatë midis tij dhe lojtarit. Sipas të pranishmëv­e në stërvitje, kroati ka reaguar i qetë duke i thënë stafit të tij se kjo fazë nuk ka qenë e lehtë për të. Ndërkohë, 34- vjeçari pas stërvitjes është dukur më i qetë duke dhuruar edhe autografe për tifozët e pranishëm.

Kovaç, me mision të vështirë Në këtë situatë aspak të qetë, trajneri Niko Kovaç duhet të punojë pikërisht me këta lojtarë për të dalë nga kriza. Ky moment do të jetë dhe një provë gjenerale për kroatin. Ai është dukur shumë i qetë në stërvitjet e fundit duke përdorur një ton të ulët në momentet kur flet me lojtarët. Malorja sapo ka nisur për të.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania