Panorama Sport (Albania)

Izraelitët “provokojnë”, Grezda e Berisha: Do t’ia dalim

Askush s’ka vazhdimësi, luajnë në kampionate të dobët

- GENTJAN ALINANI

Shqipëria ka probleme serioze në sulm. Diçka e tillë është lehtësisht e kuptueshme, qoftë nga ecuria e ndeshjeve të fundit, qoftë nga sfida miqësore me Jordaninë. Pa analizuar problemet e tjera që kishte Kombëtarja, për të thënë të vërtetën disa herë arriti të shkonte te porta kundërshta­re, por nuk i shfrytëzoi ato raste për t’i shndërruar në gol. Mungon një bomber, mungon një sulmues që të ndëshkon me gjysmë rasti, një nga ata me të cilët e nis ndeshjen 1-0 në favor. Armando Sadiku është i dëmtuar, por vetëm ai nuk e shpëton dot këtë moment negativ të sulmit kuqezi. Cikalleshi ishte një premtim, por s’kishte raport me golin, Balaj më shumë nuk luan sesa luan, Manaj bën mirë në Spanjë, por jo me Shqipërinë.

Bogdani, i fundit- Dhe kur flasim për “vrastarët” e zonës, të shkon në mendje Erjon Bogdani. Mirë për të, keq për ne. Sepse ai është i fundit i sulmuesve që shënonin rregullish­t me kombëtaren, por i ka dhënë lamtumirën kombëtares në vitin 2013 dhe 5 vite më vonë nuk e kemi ende një Bogdan të ri. Aktualisht

është trajner i Kombëtares U19, ndërsa mban titullin si golashënue­si më i mirë i historisë së Shqipërisë me 18 gola. Dhe pse është pikërisht Bogdani? Ka një shpjegim. Karrierën e tij e ndërtoi në një kampionat shumë të vështirë dhe që ishte një sprovë për çdo sulmues si

Seria A. Luajti me skuadra të nivelit mesatar, por u përball me mbrojtës të frikshëm dhe mësoi shumë në një futboll që ka si bazë taktikën. Gjëra që në dukje mund të quhen të vogla, por që kanë një rëndësi të madhe. Bogdani shënonte me kokë, me këmbë, shfrytëzon­te mirë çdo pasim që vinte në zonë. Po ashtu Igli Tare ishte një “usta” në zonë dhe nuk falte rastet përpara portierit. E njëjta gjë vlen edhe për të, luajti në Itali dhe në Gjermani.

Problemet- Sulmuesit e këtij brezi nuk luajnë në kampionate të forta. Karriera e tyre është e shtrirë në kampionate të niveleve të dorës së dytë si në Turqi, Poloni, Rusi, Rumani, Greqi, etj,. Edhe ata që arrijnë të “kapin” ndonjë skuadër në kampionat të rëndësishë­m, e kanë të vështirë që të kenë minuta dhe të aktivizohe­n rregullish­t. Kjo

sjell probleme edhe në Kombëtare. Të gjithë sulmuesit që janë provuar gjatë, por edhe pas epokës së Bogdanit nuk e kanë mbajtur dot hapin e tij dhe kanë shënuar shumë pak. E gjitha kjo sepse nuk kanë pasur një vazhdimësi në ekipet ku aktivizohe­n dhe ndryshimet e tepërta kanë sjellë probleme për ta, por edhe për Kombëtaren shqiptare.

 ??  ??
 ??  ?? Ditëlindja: 14 prill 1997 Vendlindja: Tirana Gjatësia: 1.91 m Pozicioni: Sulmues Ndeshje: 74 Gola: 18
ERJON BOGDANI
Ditëlindja: 14 prill 1997 Vendlindja: Tirana Gjatësia: 1.91 m Pozicioni: Sulmues Ndeshje: 74 Gola: 18 ERJON BOGDANI
 ??  ?? HAMDI SALIHI Ditëlindja: 19 janar 1984
Vendlindja: Shkodër Gjatësia: 1.85 m Ekipi: Nojshtad
Ndeshje: 50 Gola: 11
HAMDI SALIHI Ditëlindja: 19 janar 1984 Vendlindja: Shkodër Gjatësia: 1.85 m Ekipi: Nojshtad Ndeshje: 50 Gola: 11
 ??  ?? Ditëlindja: 11 janar 1991
Vendlindja: Shkodër Gjatësia: 1.89 m Ekipi: Akmkat Grozni
Ndeshje: 21 Gola: 4
BEKIM BALAJ
Ditëlindja: 11 janar 1991 Vendlindja: Shkodër Gjatësia: 1.89 m Ekipi: Akmkat Grozni Ndeshje: 21 Gola: 4 BEKIM BALAJ
 ??  ?? ARMANDO SADIKU Ditëlindja: 27 maj 1991
Vendlindja: Elbasan Gjatësia: 1.82 m Ekipi: Levante
Ndeshje: 33 Gola: 11
ARMANDO SADIKU Ditëlindja: 27 maj 1991 Vendlindja: Elbasan Gjatësia: 1.82 m Ekipi: Levante Ndeshje: 33 Gola: 11
 ??  ?? SOKOL CIKALLESHI Ditëlindja: 27 korrik 1990
Vendlindja: Kavajë Gjatësia: 1.87 m Ekipi: Gëztepe
Ndeshje: 27 Gola: 2
SOKOL CIKALLESHI Ditëlindja: 27 korrik 1990 Vendlindja: Kavajë Gjatësia: 1.87 m Ekipi: Gëztepe Ndeshje: 27 Gola: 2
 ??  ?? EDGAR ÇANI Ditëlindja: 22 korrik 1989
Vendlindja: Tirana Gjatësia: 1.92 m Ekipi: Vibonese
Ndeshje: 16 Gola: 4
EDGAR ÇANI Ditëlindja: 22 korrik 1989 Vendlindja: Tirana Gjatësia: 1.92 m Ekipi: Vibonese Ndeshje: 16 Gola: 4

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania