Panorama Sport (Albania)

E padëgjuar, klubit i “festojnë” të... 40- at

40- vjetori, në të njëjtën ditë kur është shkrirë klubi

- VLADIMIR MEMA

ur një njeri humb jetën, të afërmit i bëjnë nderimet sipas traditës së vendit tonë, sidomos me të 40-at, teksa e përkujtojn­ë. Deri më sot, ishim mësuar që të 40- at u bëhen vetëm njerëzve që kanë humbur jetën, por e kemi ditur gabim. Të 40-at mund të përkujtohe­n edhe në futboll, për një klub i cili ka ekzistuar dhe tanimë është shkrirë. Ky rast vjen nga Përrenjasi, me ekipin e Domosdovës, i cili para pak ditësh festoi 40vjetorin e krijimit dhe njëkohësis­ht bënë të 40-at e klubit, pasi disa javë më parë është zyrtarizua­r edhe shkrirja e ekipit të futbollit. 40-vjetori

Në vitin 1978 lindi futbolli në Përrenjas, ku për nder të betejës së fituar nga Skënderbeu ndaj osmanëve në fush- ën e Domosdovës, klubit iu vendos ky emër. Për të përkujtuar këtë festim jubilar, disa prej ish-futbollist­ëve të këtij ekipi ndër vite, në bashkëpuni­m me një biznesmen vendës, bënë të mundur organizimi­n e një ceremonie të thjeshtë. Përveç kujtimeve të bukura të kohës së tyre dhe arritjeve modeste të ekipit në këto 40 vite, situata e tanishme nuk të jepte motiv për të festuar. Të festosh për një ekip të “vdekur” stonon shumë, por gjithsesi vlen për t’u përshëndet­ur fakti që brezat e vjetër në këtë qytet të njohur kryesisht për minierat, mblidhen dhe përkujtojn­ë një klub që deri dje ishte një nga argëtimet e vetme për këtë qytet të vogël.

Të 40-at

Por, çfarë festuan ishlojtarë­t e Domosdovës?! Përkujtuan një klub që lindi

40 vite më parë dhe tani nuk ekziston më. Rënia e skuadrës në Kategorinë e Tretë vitin e kaluar bëri që bashkia e qytetit, si pronarja e vetme e klubit të Domosdovës, të shkrijë futbollin në këtë qytet. Mungesa e një terreni sportiv dhe fakti që është një bashki e vogël, bëri që në të njëjtën ditë me 40-vjetorin e krijimit të klubit, t’i bëheshin edhe të 40- at. Duket si një rastësi jo e bukur, pasi pikërisht në këtë datë kur ish-figurat e këtij klubi prisnin arritje më të mëdha, ndodh që t’i bëjnë të 40-at një ekipi që nuk jeton më. Një sezon më parë, Domosdova e provoi duke i luajtur ndeshjet si skuadër pritëse në Elbasan, por për një bashki të vogël si ajo e Përrenjasi­t, kostot ishin shumë të mëdha. Një gjë e justifikue­shme, pasi në të tilla kushte, bashkia e kishte të pamundur që të mbante gjallë klubin.

 ??  ?? Gjatë takimit të ish-lojtarëve të Domosdovës për të festuar 40-vjetorin e krijimit që përkon me të 40-at e shkrirjes së klubit
Gjatë takimit të ish-lojtarëve të Domosdovës për të festuar 40-vjetorin e krijimit që përkon me të 40-at e shkrirjes së klubit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania