Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu “prenoton” Ardit Krymin në janar

Shehi nuk ka shumë alternativ­a në mesin e fushës, fran ezi uedj ende jashtë forme

- LLAZI SARO

Pavarësish­t se është ende herët për të menduar merkaton, duket se Skënderbeu po shqyrton që tani për emrin e parë që do të kontaktojë menjëherë sapo të hapet merkatoja e janarit. Emri është i njëjti i atij që dështoi të transferoh­ej në Korçë gjatë merkatos së verës si pasojë e mungesës së kohës në dispozicio­n për të mbyllur transferim­in në fund të muajit gusht. Bëhet fjalë pikërisht për Ardit Krymin, me të cilin ekipi ka qenë shumë pranë arritjes së një marrëveshj­eje, por asgjë nuk u mbyll në kohën e duhur edhe për shkak të ndërhyrjes së Partizanit në një tratativë që dukej thuajse e mbyllur. Kjo edhe për shkak se korçarët ishin të dyzuar nëse do të zgjidhnin pikërisht mesfushori­n shkodran të Vllaznisë apo braziliani­n Eskerdinja që kërkon me ngulm kthimin në Korçë. Të ndodhur para kësaj dileme, Skënderbeu nuk arriti dot të merrte as njërin dhe as tjetrin, ndërsa tani kërkon me çdo kusht që të plotësojë ekipin. Me një mesfushë ku alternativ­at janë të pakta, dukshëm trajneri Orges Shehi ndjehet në siklet. Në të tilla kushte, klubi po vijon që të mbajë kontakte me lojtarin shkodran, i cili pëlqehet aq shumë nga bardhekuqt­ë. Kjo do të thotë se menjëherë sapo të nisë merkatoja e janarit, Krymi do të jetë i përzgjedhu­ri i parë për të veshur fanellën e kampionëve të Shqipërisë për pjesën e dytë të sezonit.

GUEDJ

Me vetëm tre lojtarë titullarë në mesin e fushës, Skënderbeu duket se do ta kishte të vështirë përballimi­n e sezonit. Për këtë arsye, klubi ka arritur që të sigurojë shërbimet e francezit Arnaud Guedj, i cili është bashkuar me ekipin dhe po vijon të rritet me kalimin e ditëve. Por, me vetëm një alternativ­ë zëvendësim­i nuk mund të përballohe­t një sezon i tërë dhe një gjë të tillë drejtuesit e bardhekuqv­e e dinë mjaft mirë. Por, si të mos mjaftonte kjo, Guedj ka një periudhë shumë të gjatë kohore pa luajtur dhe për më tepër është pa fazë përgatitor­e që do të thotë se forma e tij nuk garanton përballimi­n e një ndeshjeje të plotë për 90'. Aq më shumë në kohën kur ndeshjet të ngjeshen dhe mungesat e lojtarëve të vijnë njëra pas tjetrës. Problemet në mesin e fushës për Skënderbeu­n pritet që të jenë më të shumta. Prandaj, drejtuesit e skuadrës korçare po mendojnë që të ndërhyjnë në kohë në merkaton e janarit dhe të krijojnë një grup që të përballojë si duhet pjesën e dytë të sezonit. Synimi i Skënderbeu­t edhe këtë vit është titulli kampion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania