Panorama Sport (Albania)

Panuçi premtoi Shqipëri sulmuese, por me De Biazin shënonim më shumë

Vëzhgimi/ Kombëtarja kuqezi realizon vetëm 0.72 gola për ndeshje

-

Kur mori drejtimin e skuadrës Kombëtare, Kristian Panuçi premtoi një Shqipëri sulmuese dhe që përveçse do të merrte rezultate pozitive, do të argëtohej në lojë. “Do të shkojmë të shohim se çfarë ka atje përtej, nuk do të rrimë duke pritur”, ishte një nga frazat e tij në konferencë­n e prezantimi­t, por edhe më vonë. Mirëpo, një shprehje popullore thotë: Nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë. Dhe duket se për momentin Kristian Panuçi ka ngelur në mes të këtij “deti”, që ka dallgë shumë dhe i duhet një mrekulli të dalë prej tij. Për t’i lënë filozofitë dhe aforizmat, le të zbresim në fushën e lojës dhe të flasim me fakte. Ato nuk gënjejnë kurrë.

Më pak se De Biazi- Dhe nëse një skuadër është më shumë sulmuese se një tjetër, diçka të tillë e tregojnë golat e shënuar. Përveç rasteve dhe tentativav­e drejt portave kundërshta­re, në fund të fundit janë golat që vletë në një ndeshje futbolli. Nga një vëzhgim i bërë nga “Panorama Sport” rezulton se Kristian Panuçi ka shifra alarmante në repartin e sulmit. Në 11 ndeshje që e ka drejtuar Kombëtaren shqiptare mes atyre zyrtare dhe miqësore, ekipi kuqezi ka arritur shënojë vetëm 8 gola, të cilët janë realizuar në 5 ndeshje. Miqësorja e fundit me Jordaninë tregoi se ekipi kuqezi ka shumë probleme në repartin e avancuar dhe Panuçi nuk e ka zgjidhur dot këtë problem. Arsyet janë të shumta, prej mungesave, dëmtijnë meve, por edhe skemave të gabuara. Pra, do të thotë se mesatarish­t Kombëtarja me Panuçin shënon 0.72 gola për ndeshje. Më pak sesa Shqipëria e De Biazit, e cila etiketohej shpeshherë si një skuadër mbrojtëse dhe që nuk mendonte aspak për sulmin. Por, shifrat thonë të kundërtën: Në 11 ndeshjet e fundit, ekipi i De Biazit ka shënuar 10 gola ( 2 më shumë sesa Panuçi), mesatarish­t 0.9 gola për ndeshje. Dhe që krahasimi të jetë korrekt, gjithashtu De Biazi e fiton duelin me Panuçin për golat e shënuar edhe në 11 ndeshjet e tij të para në drejtimin e Kombëtares. Për të thënë të vërtetë, kundërshta­rët në atë kohë nuk ishin në një nivel të lartë dhe kuqezinjtë shënuan 11 gola në 11 ndeshje, 1 për ndeshje. Është e vërtetë që Shqipëria me Panuçin dha disa shenja pozitive me Spanjën, Turqinë dhe deri diku me Italinë. Por, golat e shënuar e “tradhtojnë” trajnerin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania