Panorama Sport (Albania)

Maradona: Mesi s’është lider, shkon 20 herë në tualet

"S'mund t'i japësh përgjegjës­i, s'e riktheja në kombëtare"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Diego Armando Ma radona është nga ata që di të driblojë mirë dhe jo të bëjë sparkata. Por, driblimet ia ka lënë fushës, sepse me një mikrofon në dorë është një "kasap" i vërtetë. Këtë herë ka sulmuar Lionel Mesin, duke thënë se nuk mund të jetë kurrë një lider i një skuadre. Legjenda argjentina­se flet për Leon, duke i kujtuar se është nga ata që shkon në tualet 20 herë përpara fillimit të një ndeshjeje. Sipas tij, këtë gjë nuk e bëjnë liderët. Madje, ish- trajneri i kombëtares i mbyll dyert atij nga një rikthim i mundshëm, në rast se merr drejtimin e Argjentinë­s. "Mesin nuk do ta merrja, por nuk dihet kurrë çfarë ndodh. Atij duhet t'i heqim presionin", thotë mes të tjerash Maradona. Mesi- "Në fushën e lojës duket që është një lider dhe kërkon llogari ndaj të tjerëve dhe jep maksimumin, por jashtë saj jo. Përpara se të flasë me shokët, ai luan "Play Station". Për mua është shumë e vështirë të flas për Mesin. Madje, është e kotë që ta bësh lider një njeri që shkon 20 herë në tualet përpara një ndeshjeje. Mesi është Mesi te Barcelona dhe Mesi është Mesi që luan me Argjentinë­n...". Rikthimi- "Nëse një ditë do të bëhesha sërish trajner i Argjentinë­s, nuk do ta grumbulloj­a Leo Mesin. Por, kurrë mos thuaj kurrë. Duhet që t'ia heqim presionin, duhet t'ia heqim faktin që ai dëshiron të jetë lider. Nuk do të jetë kurrë. Mesi pëlqen vetëm të luajë videolojër­a, por nëse do e grumbulloj­a duhet të luajë siç dua unë, jo siç do Mesi. Nëse Zoti do, do të më pëlqente të rikthehesh­a në kombëtare. Unë u largova kur humbëm 4-0 kundër Gjermanisë. U largova sepse më falsifikua­n firmën time". Sampaoli- "Ai nuk është i aftë për të drejtuar kombëtaren e Argjentinë­s. Këtë e dimë të gjithë. Futbolli argjentina­s është nga dita në ditë më i varfër. River, Boka, San Lorenzo luajnë mirë dhe mund të luajnë vetëm në El Salvador dhe Nikaragua. Nuk mund të luajnë dot në Holandë apo Spanjë". I varur- "Unë kam vuajtur nga një sëmundje për 15 vite me radhë. E kam trashëguar nga im atë, i cili dilte në 4 të mëngjesit dhe vinte në 4 pasdite. Por kam një këshillë për të gjithë prindërit që të lidhen shumë me fëmijët e tyre dhe jo me miqtë. Mua më kanë shpëtuar vajzat e mia, sepse në të kundërt tani do të thuhej sa i mirë ka qenë Maradona".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania