Panorama Sport (Albania)

Maldini: Milan, bëhu gati për luftë me Interin!

“Besojmë te Liga e Kampioneve, trajneri Gatuzo gëzon besimin e të gjithëve në klub”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

“Saki ishte gjeni që erdhi te Milani në momentin e duhur. Edhe sot kam makthe kur e kujtoj. Ishte manjak i punës dhe u shndërrua në një rob të saj, njësoj siç ndodh me të gjithë njerëzit gjenialë.” “Një herë që e refuzova, fituan Botërorin. Do të doja të riluaja çerekfinal­en kundër Koresë së Jugut. Me arbitrat nuk kam shkuar kurrë keq, por atë mbrëmje kundër arbitrit Bajron Moreno e pata të pamundur të përmbahem.”

Ipranishëm në Trento në Festivalin e Sportit të organizuar nga “La Gazzetta dello Sport”, Paolo Maldini ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshme­n, një tregim i detajuar që nga hapat e para në futboll e deri në ditët e sotme, kur mbulon rolin e drejtorit për zhvillim të sektorit sportiv të Milanit. Fillesa – “Ndeshjet e para që më kujtohen i kam luajtur si pykë, por kisha mani të mbaja shumë topin, e këtu mbase ndikoi edhe gjenetika. Në testimet e para te Milani më pyetën për rolin, por unë nuk e kisha një të tillë, pasi kisha luajtur vetëm në ekipin e famullisë. Më thanë të luaja si lojtar krahu, por më ndalën sapo më panë”. Rekordi – “Duhet edhe pak fat që të luash në një ekip konkurrues për shumë kohë. Nuk kam kërkuar kurrë lavdinë personale, sepse futbolli është sport skuadre dhe vetëm falë saj mund të fitosh. Familja ime ka 70 vjet e lidhur me Milanin e kur unë lashë futbollin, im bir luante te të vegjlit kuqezinj”. Familja – “Vështirë të ndash individin nga futbollist­i. Ky është një sport ku kërkohet agonizmi, por si profesioni­st duhet të dish të frenosh nervat në fushë e të sillesh normalisht. Kjo është gjëja e parë që më mësuan prindërit dhe që unë ua mësova djemve të mi”. Debutimi – “Deri në atë ditë, as që e merrja me mend se mund të isha profesioni­st. Kur mbaroi ndeshja, kuptova se mund t’ia dilja mbanë, por u desh edhe pak papërgjegj­ësi nga ana e trajnerit që aktivizoi një 16vjeçar”. Sistemi – “Brezat e futbollist­ëve të rinj kanë talente. Lojtarë cilësorë me siguri që ka, por sistemi nuk i ndihmon sepse në Itali ose je fenomen, ose përndryshe nuk je gati as për kategorinë e tretë. Duhen ekipet e dyta, trajnerë që besojnë te të rinjtë, përndryshe e ardhmja do të jetë njësoj si e tashmja”. Trajnerët – “Saki ishte gjeni që erdhi te Milani në momentin e duhur. Edhe sot kam makthe kur e kujtoj. Ishte manjak i punës dhe u shndërrua në një rob të saj, njësoj siç ndodh me të gjithë njerëzit gjenialë. Disa nga idetë e tij janë aktuale edhe sot. Kapelo ishte menaxher dhe trajner, ndërsa Ançeloti një mjeshtër, por edhe një mik. Më i rëndësishm­i gjithsesi mbetet Liedholm që më besoi i pari”. Finalja me Barçën – “E para herë kur Milani nuk ishte favorit. Vinim nga një humbje 2- 0 kundër Fiorentinë­s, por Kapelo na tha se do të fitonim finalen e Champions- it dhe ashtu ndodhi”. Gatuzo – “Do ta shohim këtë vit nëse është trajner kampionati apo Kupe. Ka sens të madh përkatësie dhe ky është një aspekt që ne si drejtues duam të shohim tek e gjithë skuadra. Më përpara dallohej për grintën, ndërsa ka bërë shumë hapa përpara e jo më kot ka besimin tonë. Nuk prisja të bëhej trajner, por po tregon me fakte forcën e tij”. Berluskoni – “Presidenti, presidenti im vizionar, që në takimin e parë na premtoi se do të ishim më të fortët në botë. Ne qeshëm sepse vinim nga një periudhë negative dhe sepse as që e kishim idenë se çfarë risish mund të sillte. Monza është një projekt ambicioz dhe mendoj se do t’ia dalim mbanë. Do të jem dhe pak tifoz i tyre. Galianit i shkëlqejnë sytë kur flet për futboll. Kam punuar 25 vite me të, debate kemi pasur, por është normale. Nuk do të doja në krah dikë që më jep të drejtë gjithnjë”. Vetëpërkuf­izim – “Njëri i vështirë, që luajti kudo dhe me korrektësi, shpresoj. I dashuruar gjithashtu. Ndonjëherë në fushë luaja ashpër. Gjatë një ceremonie u transmetua një ndërhyrje e imja ndaj Maradonës. I kërkova falje Diegos, ai episod nuk më kujtohej”. Stambolli – “Momenti më i keq në karrierë së bashku me finalen e humbur ndaj Brazilit. Futbolli jep dhe merr, ndaj rezultatet duhen pranuar gjithnjë. Nuk pranoj të më thonë që kujtuam se fituam që në pjesën e parë. Edhe me rezultatin 3- 3 rrezikuam të shënonim. Dy vite më pas u treguam mjaftueshë­m burra për të marrë hak”. Emocionet – “Kur je 20 vjeç e vuan tensionin, ndërsa rreth të 30-ave të ndihmon përvoja. Uria për fitore është e ndryshme sepse kur je 20 dëshiron suksesin, kurse 30vjeçarët mendojnë se mund të jetë shansi i fundit”. Rivalët më të fortë – “Platini ishte i jashtëzako­nshëm, por Maradona mbetet Maradona. Ronaldo te Interi ishte fantastik, që në fushë bënte gjithçka, pa harruar edhe Totin, megjithëse sfidat tona ishin brenda Italisë.” “Mesi apo Ronaldo” - “Ronaldo është fenomen, por Mesi është esenca e futbollit. E keni parë sesi sillet kur nuk flet, edhe pse e godasin. Në 15 vitet e fundit Mesi ka qenë më i forti në absolut”. Lamtumira – “Sjella e një lojtari që nuk respekton rregullat bën më shumë bujë se sjellja e mirë e 100 të tjerëve. Ajo ditë më kujtohet dhe mbetem i bindur se jam një njeri i mirë. Më vjen mirë që më përcollën në atë mënyrë në ‘ San Siro’, siç më vjen kur kujtoj nderimin që më bënë në Firence”.

Kombëtarja – “Një herë që e refuzova, fituan Botërorin. Ashtu ishte e shkruar. Do të doja shumë të riluaja çerekfinal­en kundër Koresë së Jugut. Me arbitrat nuk kam shkuar kurrë keq, por atë mbrëmje kundër arbitrit Bajron Moreno e pata të pamundur të përmbahem dhe shpalosa të gjithë fjalorin tim të ndyrë në spanjisht”. Kupa Interkonti­nentale – “Të parën e kam luajtur në Japoni. Ndryshimi i orarit me Italinë, i ftohti, stërvitje të çuditshme dhe një erë që frynte pa pushim. Dy finalet e para i fituam, më pas përvoja kundër Sao Paolos dhe Velezit. Me dy ndeshjet kundër Bokës mbyllet cikli im”. Tenisi – “Një sport ku duhet të jesh prezent mendërisht në çdo sekondë. Gjunjët e mi e vuajnë këtë pasion të ri, ndërsa unë jam i lumtur”. Rikthim kuqezi – “Isha me punë në Amerikë kur Leonardo më kontaktoi dhe më tregoi për rolin që i kishin ofruar. Të nesërmen më tregoi edhe për një mundësi rikthimi. Akordin e gjetëm për dy ditë dhe ja ku jemi sot. Detyra ime prek shumë aspekte dhe së bashku me Leonardon po mundohemi të ndërtojmë një linjë për t’u ndjekur”. Paralelizm­a – “Objektivi kryesor është të rigjejmë lavdinë e dikurshme dhe përvoja më ndihmon në këtë sens. Kemi një afat trevjeçar që mbase nuk është shumë, por nuk na pengon të japim më të mirën. Pronarët janë të fortë dhe prezentë, e kjo na ndihmon ne si drejtues, por edhe ekipin. Skuadra ka shumë të rinj dhe dialogu është rruga kryesore për t’u pjekur, pa iu fshehur përgjegjës­ive. Champions është i vështirë, por jemi të bindur se mund ta arrijmë”. Paketa – “Merkato nuk është e hapur ( qesh). Djaloshi ka talent, nuk është 100 për qind i formuar, por mund të na bëjë të ëndërrojmë”. Derbi – “Në vitet e fundit ka qenë shumë i bukur. Do të jetë një ndeshje mes dy ekipesh konkurrues­e që luajnë për diçka të rëndësishm­e. Të dyja synojnë objektiva madhorë”. Hov cilësor – “Duhet të qëndrojmë në grupin e katër ekipeve të para. Deri tani kemi luajtur me Napolin dhe Romën, dy sfida të veçanta. Ekipit i mungon ende aftësia për të përballuar momentet e vështira, por është një aspekt, tek i cili jemi përqendrua­r dhe po punojmë shumë”. Liga e Europës – “Vjet ekipet italiane patën një ecuri të mirë. Flasim për një kompeticio­n që mundëson një ‘biletë’ direkte për Ligën e Kampioneve dhe kjo është shumë stimuluese. Milani do ta respektojë dhe do ta luajë në maksimum, edhe sepse është një trofe që nuk e kemi fituar kurrë”.

 ??  ?? Ronaldo kundër Maldinit në një derbi të Milanos
Ronaldo kundër Maldinit në një derbi të Milanos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania