Panorama Sport (Albania)

Rebelimi: Seancat e Kovaçit, vetëm xhiro me biçikletë

Futbollist­ët ankohen për metodat e trajnerit

-

Stres, madje edhe gjatë pushimeve. Për Niko Kovaçin nuk ka paqe. Edhe sepse në ditët me Bundesligë­n e ndalur, shtohen ditët pa fitore për Bajernin e Mynihut. Kampionët nuk i fitojnë tri pikët ( si në Bundesligë ashtu edhe në Champions) që prej 22 shtatorit. Dhe në Mynih flitet për krizë. Për këtë arsye, edhe gjatë këtyre ditëve qetësie, për Kovaç nuk mund të flitet për relaks dhe kroati është nën presion. Gjatë javës, trajneri shkoi për të ndjekur ndeshjen e basketboll­it të Bajernit kundër Anadolu Efesit në EuroLigë. U ul në radhën e dytë dhe përkrah tij ishin drejtori sportiv, Hasan Salihamixh­iç dhe mesfushori Havi Martinez. Kur spikeri përshëndet­i boshnjakun dhe spanjollin, publiku duartrokit­i, ndërsa në përmendjen e emrit të Kovaçit u dëgjuan vërshëllim­a të ndryshme dhe "buuuu". Pas ndeshjes së fundit të humbur nga bavarezët kundër Gladbahut, stadiumi kishte vërshëllye­r, por jo specifikis­ht ndaj trajnerit. Polemikat - Dhe "Bild" zbulon serinë e radhës së mosmarrëve­shjeve të tij me lojtarët, të cilët janë ankuar për metodat e tij të stërvitjes. Sipas tyre, seancat stërvitore janë shumë të shtendosur­a, deri në pikën sa ata kanë vendosur që të stërviten për llogari të tyre. Por, "Bild" zbulon një tjetër problem: Kovaç i detyron lojtarët që të bëjnë 20 minuta xhiro me biçikletë në rrugët e Mynihut në përfundim të seancës stërvitore. Pas ndeshjes, xhirot me biçikletë zgjasin deri në 30 minuta. Për ish-teknikun e Frankfurti­t, kjo është një mënyrë e mirë për të çliruar toksinat dhe stresin. Ditën e premte për shembull, futbollist­ët nuk u stërvitën në fushë, por u detyruan ta bëjnë xhiron e zakonshme me biçikletë. Kjo metodë nuk u pëlqen aspak lojtarëve, deri në pikën sa në bisedat me njëri-tjetrin ironizojnë trajnerin, nëse ai është duke i përgatitur për Turin e Francës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania