Panorama Sport (Albania)

Po shkëlqen në Ukrainë, Demiri: Prisja një ftesë

-

Besir Demiri, mbrojtësi me origjinë shqiptare, i cili aktivizohe­t tek ukrainasit e Mariupolit, flet në një prononcim për Lajm TV për faktin që nuk ka marrë një ftesë nga trajneri Panuçi. Kujtojmë që vetëm javën e kaluar, që u bë edhe publikimi i listës për dy ndeshjet e tetorit, mbrojtësi i majtë u përfshi në formacioni­n e javës në Ukrainë. NDESHJA NDAJ JORDANISË "Nuk mund të rri pa e parë Shqipërinë, qoftë edhe miqësore. Ishte ndeshje e fortë, pasi kundërshta­rët që në fillim ishin agresivë, por rezultati 0-0 është zhgënjim, pasi duhej fitorja për besim para Izraelit. Normale që pas çdo rezultati negativ, nuk e ke atë vetëbesim dhe atë që planifikon". PA FTESË "Të them të drejtën, unë çdo herë jam i gatshëm për Kombëtaren, asnjëherë nuk zhgënjehem apo të dorëzohem. Këto janë zgjedhje të Panuçit. Shpresoj që Shqipëria të vazhdojë me rezultate pozitive. Nuk mund ta them se pse nuk kam marrë një ftesë, pasi i takon trajnerit të zgjedhë dhe e respektoj". EKSPERIMEN­TE TË PANUÇIT? "Shqipëria është në një kohë tranzicion­i dhe trajneri kërkon zgjedhje sa më të mira për të zëvendësua­r ata lojtarë që bënë historinë me kualifikim­in në Europian”. GRUMBULLIM "Nuk mund të them që ndonjë futbollist bojkotonte Panuçin, pasi të gjithë i respektojn­ë vendimet e tij. Unë kisha shumë emocione, që nga dita e parë e grumbullim­it deri te dita e fundit që kishim ndeshjen. Emocione të mëdha ditën e ndeshjes me Izraelin dhe aty ishin kulmet e emocioneve". DALLIMI TE HIMNI? "Unë kam prezantuar edhe Maqedoninë, por grumbullim­i i parë nuk barazohet me të gjithë grumbullim­et me Maqedoninë. Është një ndjenjë që nuk mund ta them me një fjalë. Fanella kuqezi është shumë e rëndë, do e mbaj gjithmonë me përgjegjës­i".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania