Panorama Sport (Albania)

Daja: Do ndryshoj taktikë, ja pse iku tani Mema

"I duhet kohë që të fusë idetë e tij, fitojmë ne"

- ERMAL SIKA

Ilir Daja ndryshon manovrën për ndeshjen e së premtes kundër Tiranës. Duke qenë se përballë nuk do të ketë vetëm ish-ekipin, por edhe ish-ndihmësin e tij, trajneri po merr që të gjitha masat që në fushë të shfaqë një tjetër Flamurtar, që nuk do i përngjajë atij që njeh Ardian Mema. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", tekniku i kuqezinjve theksoi se klubi vendosi që t'i jepte leje Memës të largohej në javën kur do ta kishin edhe kundërshta­r, pasi koha do të jetë e pamjaftues­hme që ai të implemento­jë idetë e veta te Tirana. Gjithkush do të mendonte që në këtë mes do favorizohe­shin bardheblut­ë, por Ilir Daja mendon ndryshe. I uron suksese për këtë aventurë, por hapur e thotë që kthesa do të vijë pas transfertë­s së Vlorës. "Në radhë të parë i uroj suksese Memës në detyrën e re, por në vazhdim, domethënë pas kësaj jave të kampionati­t. Të them të drejtën, unë jam mësuar tashmë me këtë fakt, sepse shumë trajnerë të Superiores apo të kategorive të tjera kanë qenë bashkëpunë­torët apo sportistët e mi. Trajneri do kohën e vetë të implemento­jë idetë e tij te një ekip, ashtu si edhe Mema. Kështu që ka edhe të mirat dhe të metat e veta kjo ndeshja direkte. Ardi e njeh ekipin dhe prandaj si klub vendosëm që të fillojë punën dje (pardje) për të pasur një javë kohë për të ndryshuar edhe ne manovrën", u shpreh fillimisht trajneri. Daja ndalet edhe te kundërshta­ri. Sipas teknikut kryeqyteta­s të vlonjatëve, përballja e së premtes do të jetë e fortë, megjithatë ai hapur e thotë se skuadra e tij do të kërkojë vetëm fitoren. Edhe pse bardheblut­ë nuk janë TIRANA - në pozita komode këtë sezon, nuk ka vend për nënvlerësi­m. "Me Tiranën është një ndeshje e fortë. Kjo, sepse kemi një kundërshta­r që është më lart sesa pikët që ka në tabelën e klasifikim­it. Por kemi kohë të mjaftueshm­e për të përgatitur ndeshjen dhe kemi obligimin maksimal për t'u dhuruar tifozëve tanë një ndeshje të mirë dhe fitoren", tha 51-vjeçari. Ilir Daja ndalet edhe te situata që ka Flamurtari para kësaj ndeshjeje. "Situata te Flamurtari përpara ndeshjes me Tiranën është e mirë. Është drejt rikuperimi­t Agustin Torasa, por edhe Albi Alla. Ky i fundit pas një pushimi prej afro një muaj e gjysmë, si pasojë e dëmtimit, fillon nesër (sot) vrapimet. Futbollist­ët e tjerë janë të gatshëm, ndërsa kemi ende kohën e mjaftueshm­e për ta përgatitur këtë 90-minutësh dhe për të marrë maksimumin", përfundoi trajneri i kuqezinjve. SITUATA -

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania