Panorama Sport (Albania)

Luftëtari ngec me Bylisin, Rroca në fushë pas 5 muajsh

Kofi shënon për miqtë, Rrapo shmang humbjen

-

Luftëtari nuk shkoi më larg se barazimi në miqësoren e luajtur dje përballë Bylisit në stadiumin "Gjirokastr­a". Bluzinjtë ishin me të njëjtin formacion, me të cilin janë përballuar në 8 javët e para të kampionati­t. Edhe pse nuk ia dolën dot ndaj një kundërshta­ri që luan një kategori më poshtë, lajmi i vetëm i mirë që morën ishte rikthimi i Eduart Rrocës në fushë pas 5 muajve i dëmtuar. NDESHJA Pjesa e parë e miqësores nisi me formacione­t më të mira që trajnerët kishin në dispozicio­n. "Shkëndijën" e parë e japin vendësit, por si Shkurtaj në të 11- ën, ashtu edhe Radoviç në të 14- ën janë të pafat. Në minutën e 23-të, Shkurtaj kishte rastin më të artë, por portieri mik i thotë "jo" golit. Shkurtaj, pasi shfrytëzon mirë korridorin bosh të mbrojtjes mike, kur del përballë Mario Bytyçit "hipnotizoh­et". Dhe ligji i pashkruar ndëshkon vendësit në minutën e 29-të. Sulmuesi elegant Kofi nuhat topin e bukur të dhënë nga Murataj dhe i vetëm para Ruçit nuk gabon, 1- 0 për Bylisin. Një minutë para përfundimi­t të pjesë së parë, Xhekson kërkon t'u jap leksion sulmuesve të tij, por e majta drithërues­e përfundon jashtë katërkëndo­rit. Pjesa e dytë nis me zëvendësim­e masive për ballshiotë­t, ndërsa Mezani mendon që t'u japë hapësira të fragmentua­ra Mollës, Jaupajt, Qerimit e Dungës, duke ndryshuar GOLAT: LUFTËTARI: D.Rrapo 87'/ Kofi 29' Ruçi, Liçaj, Hoxha, Janiçiç (Qerimi 46'), Xhekson, Rrapa (Rroca 66'), Ramadani (Açka 34'), Rrapo, Hyseni (Jaupaj 46'), Radoviç (Molla 46'), Shkurtaj (Dunga 57'); G.Mezani Bytyçi, Ntepe, Doksani, Samnda, Peposhi, Kullira, Shyti, Bajramaj, Antonio, Murataj, Kofi; ( Dramolli, Çela, Janku, Liçkollari, Zefi, Ofej, Kasaj, Tushi, Hyska). V.Dovedan Açka 78'/ Bytyçi 23' K.Hoxha, A.Muxha,M.Memisha (Gjirokastë­r ) BYLISI: KARTONË TË VERDHË: GJYQTARË: herë pas here dhe vendosjen taktike të të tijve në fushë. Vendësit shfaqen më kërkues pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes, e megjithatë Liçkollari i mallakastr­iotëve për pak sa nuk i ndëshkon në të 52-ën. Në minutat 54, 57 e 61, Molla, Jaupaj dhe Trajner: U aktivizuan: Trajner: Dunga gabojnë para portierit të aktivizuar nga stoli, Dramolli, i cili ka për aleat edhe shtyllën e djathtë të pingule. E 66- ta rikthen në fushë Eduart Rrocën. Pasimet e sakta të mesfushori­t lushnjar, e bëjnë lojën e Luftëtarit tërheqëse për tifozët e pranishëm. Minutat kalojnë dhe bluzinjtë vuajnë presionin e rezultatit, aq sa rastet për golin e barazimit do të konkretizo­heshin vetëm në tri minuta para fundit. Një aksioni model i nisur nga thellësia e mbrojtjes mbyllet me golin e të zakonshmit Donald Rrapo. Dunga gjen bukur me thembër Rrapon, i cili me të majtën e shpejtë lë të pa lëvizur Dramollin dhe barazon shifrat në 1-1. Edhe pse minutat e mbetura prodhuan nga një rast për secilën skuadër, rezultati në këtë miqësore mbeti i pandryshua­r. Tomor Shehu

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania