Panorama Sport (Albania)

Laçi vijon pa humbje, barazim ndaj Dinamos

- Skerdilaid Sulozeqi

Laçi dhe Dinamo matën forcat dje në një ndeshje miqësore, e cila u zhvillua në Pezë, takim i cili përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Edhe pse këto 2 skuadra militojnë në kategori të ndryshme, Laçi në Superiore dhe Dinamo në Kategorinë e Parë, në fushën e lojës nuk pati disnivel. Takimi nisi në orën 15:00 në kompleksin stërvitor në Pezë, në prezencën e shumë sportdashë­sve, që të jepte një shije si ndeshje zyrtare. Miqtë nga Laçi u paraqitën të plotë në këtë takim, pasi në stadium ishte edhe presidenti Pashk Laska dhe drejtori Naim Halili. Ndërsa nga Dinamo, përveç stafit teknik, nuk u pa askush nga drejtuesit. Të dy trajnerët u prezantuan në këtë sfidë me formacione­t bazë, të cilat i provuan në fraksionin e parë të ndeshjes, ndërsa në të dytën pati shumë ndërrime ku iu dha mundësia për t'u aktivizuar futbollist­ëve rezervë. Ndeshja- Pjesa e parë nisi shumë e fortë, ku të dyja ekipet kërkuan golin, por më tepër raste krijoi Laçi, ku Shtubina, Lushkja e Berisha ishin rrezik konstant. Miqtë krijuan disa raste, por më i rrezikshmi ishte në minutën e 35-të, ku Berisha lëshon një silurë nga 30 metra, por Laço i ndihmuar edhe nga traversa i mohon golin. Miqtë fituan dhe disa goditje nga këndi, por Shaba e Sheta ishin në një ditë të mirë. Nga ana tjetër, Dinamo krijoi disa raste sporadike me Çemën e Topallin, por nuk pati rrezikshmë­ri reale. Golat erdhën në pjesën e dytë, ku mbas minutës së 60- të, Allmuça dhe homologu i tij te Laçi, Mërgjyshi, bënë shumë zëvendësim­e. Për dinamovitë­t e Igli Allmuçës golin e shënoi i riu Vrapi, i cili nderoi blutë në fund të takimit me një gol nga një faull i shkaktuar duke barazuar shifrat. Ndërsa për kurbinasit, Hadroj, që hyri si zëvendësue­s e në minutën e 70-të, shënoi një gol të bukur ku finalizoi aksionin e nisur nga Berisha. Ky test vjen për dyja ekipet para ndeshjeve zyratre që do të zhvillojnë javën tjetër në kampionat. Laçi, që nuk njeh humbje në kampionat, do të presë Teutën, takimin i vlefshëm për javën e 9- të të Kategorisë Superiore, ndërkohë Dinamo do të përballet me Vorën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania