Panorama Sport (Albania)

Tomori rigjen fitoren, nervozizëm mes lojtarëve

Përplasje në pjesën e parë, vendësit përmbysin për 11 minuta

- ERIS SYLYKU

omori arrin një fitore shtëpiake me përm bysje në miqësoren ndaj Albpetroli­t. Dy trajnerët, Devolli dhe Demiraj, kanë përfituar nga pushimi dhe kanë kërkuar të kolaudojnë skuadrat e tyre në këtë takim miqësor. Ndeshja Takimi është dominuar nga beratasit që e nisin në sulm, duke krijuar disa mundësi të mira në fraksionin e parë të lojës. Dervishi, Frajdej dhe Ogbodike kanë mundësi për të shënuar, por nuk ia dalin të shënojnë. Ndërsa, miqtë luajnë më të tërhequr duke synuar kundërsulm­in dhe qetësonin lojën e vendësve me mbajtjen e topit. Një humbje për Tomorin ishte dëmtimi i portierit Kaloshi, ndërsa një nervozizëm i panevojshë­m ndodh në fundin e pjesës së parë mes futbollist­ëve të të dyja skuadrave. Por, situata zgjidhet shpejt nga vetë futbollist­ët dhe gjyqtari Dosti. Pjesa e dytë nis me beratasit edhe më kërkues dhe që në fillimin e kësaj pjese shfaqen të rrezikshëm përpara portës mike. Hyrja në lojë e Drabos dhe Sharavolli­t solli më tepër lëvizshmër­i në krah, duke u bërë më të rrezikshëm për mbrojtjen patosarake. Por, janë miqtë, të cilët në kundërsulm arrijnë të shënojnë të parët me Muhametin. Pas goditjes së Çaushaj dhe të grushtuar nga Braçe është sulmuesi Muhameti që përfiton duke realizuar në minutën e 66-të. Por, kjo i nxit vendësit që barazojnë pas vetëm katër minutash lojë kur Mujkiç shënon nga pika e bardhë. Ndërsa Drabo, i cili fitoi edhe penalltinë, shënon edhe golin e dytë pas asistit të Sharavolli­t, duke kaluar edhe portierin Baba. Në fund është Kumani që ka mundësinë të shënojë golin e tretë, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Ndërsa, për miqtë është Balla që godet shtyllën në pozicion të prirët, kështu që ndeshja mbyllet me fitoren e beratasve. Edhe pse një ndeshje miqësore, kjo fitore u shërben lojtarëve të Tomorit për të kaluar disi momentin e vështirë në kampionat me mungesën e rezultatev­e. Skuadra beratase është një prej pretendent­eve për ngjitjen në Superiore dhe duket se do të luftojë fort deri në fund për të zënë vendin e parë. Javën e ardhshme, Tomori do të presë në shtëpi Turbinën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania