Panorama Sport (Albania)

Vllaznia “prangos” yjet

Nga Xhunior te Krymi, ja lojtarët që kërkohen nga klubet e Superiores

- ADMIR URUÇI

ojtarët e Vllaznisë që tani janë vënë në qendër të vëmendjes së klubeve të Superiores. Ka ditë që qarkullojn­ë zëra për një largim në fund të pjesës së parë të sezonit, sidomos për sulmuesin brazilian Silvio Xhunior. Së fundmi, u fol se skuadra e Partizanit po bën maksimumin e mundshëm për ta marrë këtë lojtar. Po ashtu, po përflitet për një transferim që në muajin janar të mesfushori­t Ardit Krymi në drejtim të kampionëve të Skënderbeu­t. Një kërkesë kjo e përsëritur prej klubit korçar për këtë lojtar. Mirëpo, sa mund të jenë të arritshme këto transferim­e në muajin janar, kjo mbetet që të shikohet. Pengesë për lojtarët natyrisht që janë kontratat. Klubi Pavarësish­t ofertave të mbërritura në drejtim të lojtarëve të tyre, drejtuesit e klubit janë të bindur për të mbajtur futbollist­ët e tyre. Nga sa mësohet, lojtarët duhet që të respektojn­ë kontratën që kanë me klubin dhe vetëm atëherë mund të jenë të lirë. Pak ditë më parë, tekniku Hasan Lika duke folur në lidhje me braziliani­n Xhunior, ndër të tjera tha: “Ai mund të ketë kërkesa nga klubet e tjera, por ai ka një kontratë me klubin dhe duhet ta respektojë atë. Ai është një lojtar i Vllaznisë”. Po në të njëjtën linjë është edhe klubi kuqeblu. Nga burime të tij mësohet se nuk ka asgjë konkrete për të dy lojtarët dhe për më tepër për Krymin, i cili edhe në merkaton e verës u kërkua nga klubi kampion. Por, edhe në atë periudhë drejtuesit nuk e lanë të lirë lojtarin. Megjithatë, gjërat mund të ndryshojë nëse klubet e interesuar­a të paguajnë vlerat e caktuara nga Vllaznia. Shuma këto që janë të nënshkruar­a në kontrata personale të të gjithë lojtarëve. Megjithatë, klubi me sa mësohet të paktën deri në këto momente nuk ka ndërmend që të lëshojë asnjë nga lojtarët e vet. Pasi siç edhe po thuhet, ata po mendojnë për skuadrën e sezonit të ri, të ekipit që pritet të jetë në Superiore. Përgatitje­t Skuadra e Vllaznisë ka mbyllur dje javën e parë të përgatitje­ve për takimin me Erzenin. Një javë e ngarkuar me stërvitje që ka vlejtur shumë për sa u përket rikuperime­ve. Me përjashtim të kapitenit Gilman Lika, të gjithë lojtarët e tjerë i janë kthyer normalisht punës. Ndërsa dje tekniku ka kolauduar skuadrën e tij përmes një përballjej­e mes llojit. Tekniku në stërvitjen e djeshme të zhvilluar gjatë orëve të paradites ka ndarë skuadrën në dy pjesë duke krijuar edhe një rivalitet mes dy ekipeve. E rëndësishm­e gjendja e lojtarëve, që është optimale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania