Panorama Sport (Albania)

Gjonaj: Egnatia në formë, s’ndalemi më

I skuadrës rrogozhina­se bën analizën e pesë ndeshjeve të para

-

Pas disa ditësh intensive përgatitje­sh, paraditen e djeshme rrogozhina­sit u dhanë dorën e fundit përgatitje­ve për këtë javë stërvitore. Edhe pse pa aktivitet për shkak të Kombëtares, puna vijoi në normalitet të plotë në shumë drejtime sipas një programi të hartuar nga vetë stafi. Që nga e marta, grupi i lojtarëve të udhëhequr nga trajnerët vijoi normalisht përgatitje­t në ambientet e stadiumit. Nga ana tjetër, veç ushtrimeve fizike dhe teorike, edhe testet brenda familjes kanë marrë vëmendjen e duhur. Kanë qenë të shumta rastet që trajneri Vladimir Gjonaj ka dhënë udhëzime për më shumë saktësi. Gjithashtu, dy lojtarët Ibrahimlla­ri e Korreshi duket se po i kalojnë dëmtimet dhe prej pushimit kanë ndjekur fazën riaftësues­e. Në një bisedë për “Panorama Sport”, trajneri Vladimir Gjonaj shprehet: “Përgatitje­ve të javës që lamë pas sot( dje) u dhamë dorën e fundit me një seancë gjatë paradites. Mendoj se kjo ndërprerje kishte vlerat e saj në shumë aspekte për ne, për faktin se na dha forcë e kohë për të përmirësua­r defektet që janë vërejtur në sfidat e kaluara. Grupi i lojtarëve ka marrë gradualish­t si gjithmonë ngarkesat e duhura fizike e teorike që kanë vlerat e tyre. Edhe në drejtim të anës taktike është vënë theksi i duhur për më shumë saktësi në vazhdim. Jo se kemi gabuar shumë, por në futboll sa më shumë të mësosh, aq më mbarë të ecën gjithçka. Nga ana tjetër, Ibrahimlla­ri dhe Korreshi që munguan ndaj Tomorit janë duke dhënë shenja të dukshme përmirësim­i. E rëndësishm­e është që në Orikum do t’i kemi të gatshëm për t’i hedhur në fushë nga minuta e parë”. Aldo Buzi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania