Panorama Sport (Albania)

Kinostudio 15 gola Pogradecit, Tirana dhe Vllaznia bëjnë detyrën

-

Pas pushimit për arsye të grumbullim­it të skuadrës kombëtare U-19, dje u rikthye kampionati kombëtar i femrave me ndeshjet e javës së tretë. Edhe në këtë javë ranë në sy fitoret me diferenca të jashtëzako­nshme golash, ku Kinostudio mposhti 150 Pogradecin, ndërkohë që të gjitha skuadrat pretendent­e regjistrua­n fitoret e tyre të radhës.

Teuta - Vllaznia 0-5

Kampionet në fuqi morën një fitore të thjeshtë në transfertë në Durrës duke shpartallu­ar me pesë gola vendaset e Teutës. Një dopietë e Doçit dhe golat e Franjës, Atiok dhe Grudës i dhanë fitoren skuadrës shkodrane që tashmë ndodhet me pikë të plotë në renditje.

AAS - Tirana 0-3

Tirana mori fitoren e tretë në kampionat duke fituar jashtë fushe përballë Akademisë AS. Vajzat bardheblu nuk e patën aspak të vështirë për të regjistrua­r suksesin e radhës në kampionat ku siguruan tri pikët falë golave të Koldashit, Memës dhe Kolgjinit, ndërkohë që vendëset e kishin të vështirë t'i bënin ballë lojës së kryeqyteta­seve.

Pogradeci - Kinostudio 0-15

Skuadra kryeqyteta­se mori një fitore me shifra të jashtëzako­nshme përballë vajzave liqenorë duke shënuar plot 15 herë në portën e tyre. Një ndeshje me sens unik ku ranë në sy dy tripletat e realizuara nga Lufo dhe Xhindole.

Juban Danja - Apolonia 2-5

Skuadra fierake arriti një fitore mjaft të bukur jashtë fushe ndaj Juban Danjës. Një tripletë nga Goro dhe golat e shënuar nga Levenaj dhe Kostaj i dhanë suksesin Apolonisë, ndërkohë që vendëset barazuan momentalis­ht me Paula Jakun, por që nuk u mjaftoi pasi miket treguan një nivel më të lartë lojë duke dominuar në këtë sfidë.

Dajti - Termi 0- 3

Derbi kryeqyteta­s midis dy skuadrave jo pretendent­e, Dajti që ka sezonin e 4-rt që merr pjesë dhe Termi që ka debutuar këtë sezon, e luajtur në kompleksin "Olimpik" është mbyllur me fitoren e Termit 3-0 falë tripletës së Daniela Kodrës. Ka qenë një ndeshje që është luajtur pothuajse në gjysmëfush­ën e Dajtit, ku ka pasur raste të shumta për shënim. Ndërkohë që dhe Dajti ka mundur ta verë në provë disa herë portieren e talentuar Dajana Dizdari, që sigurisht nuk kanë problemati­ke për këtë portiere. Kodra në të 34-ën me një gjuajtje Brenda zonës çon skuadrat në pushim me fitoren e Termit. Në fraksionin e dytë loja ka qenë edhe më e bukur, por sigurisht më ngulmuese drejt portës kanë qenë vajzat e Termit. Në 10 minutat e fundit është Danile Kodra që realizon edhe dy gola të tjerë, duke i dhënë fitoren ekipit të saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania