Panorama Sport (Albania)

Vllaznia dhe Tirana, të pandalshme

Bardheblut­ë e Ilia Kojës regjistroj­në fitoren e tretë, mundin 3-1 në derbi Studentin

-

je u zhvilluan ndeshjet e javës së tretë në kampionati­n kombëtar të meshkujve. Supersfida e kësaj jave ishte ajo ndërmjet Partizanit dhe Vllaznisë kryesuese, ndeshje që u luajt në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Të kuqtë e Ylli Tomorrit pësuan humbjen e dytë në këtë kampionat, duke mos mundur dot të marrin as suksesin e tyre të parë në këtë kampionat. Sfida startoi me një rivalitet të lartë dhe skuadrat luftonin fort në çdo pikë. Partizani tregohet më i saktë në setin e parë dhe arrin të fitojë me rezultatin e ngushtë 25-23. Megjithatë miqtë nuk demoralizo­hen dhe reagojnë duke përmbysur gjithçka, ku në setin e dytë fitojnë 25-21, në të tretin 25-22 dhe në setin e katërt triumfojnë me shifrat 25-19, duke e fituar të gjithë takimin me rezultatin 3- 1. Kështu, kuqeblutë e drejtuar nga Ermal Kraja vazhdojnë ecurinë bindëse në kampionat, duke regjistrua­r fitoren e tretë. Studenti – Tirana 1- 3. Bardheblut­ë e Ilia Kojës e kanë nisur vrullshëm këtë edicion dhe nuk kursyen as Studentin. Tirana futet me shumë vrull në parket dhe seti i parë nuk ka histori, pasi bardheblut­ë e fitojnë atë thellësish­t 25-9. Edhe në setin e dytë është sërish Tirana që luan më mirë dhe fiton 25-19. Studenti “ngjallet” në setin e tretë ku arrin t’i befasojë bardheblut­ë, duke fituar 25-22, por kjo nuk mjafton, pasi skuadra e Kojës nuk fal në setin e katërt dhe e mbyll të gjithë sfidën me fitoren 3-1. Kampionët e Erzenit morën një fitore të thjeshtë përballë Elbasanit ku e mbyllën takimin në më pak se një orë, duke dominuar në të gjitha aspektet. Erzeni- Elbasani 3-0. Për shijakasit kjo shërbeu më tepër si një sfidë përgatitor­e për ndeshjen e javës së ardhshme ku do të kenë përballë një rival të fortë si Tirana. Miqtë ishin të pafuqishëm dhe e kishin të vështirë t’i bënin ballë lojës së kampionëve. Skënderbeu – Teuta 3-0. Vendësit dominuan ndaj Teutës dhe morën fitoren e dytë brenda fushe në këtë sezon. Skuadra korçare e kontrolloi të gjithë takimin dhe vetëm në setin e dytë hasi disi vështirësi, pasi u nevojitën pikët shtesë për të fituar, ndërkohë që seti i tretë ishte një formalitet për Skënderbeu­n që fitoi thellë 2512 dhe e mbylli të gjithë ndeshjen 3-0. F.Shehu/Ll.Saro Djali i Shumakerit, kampion bote në Formula 3

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania