Panorama Sport (Albania)

Tirana fiton derbin dhe kryeson e vetme

-

Dje u zhvilluan ndeshjet e javës së dytë në Grupin A, në Kampionati­n Kombëtar të volejbolli­t për femra. Të gjitha skuadrat regjistrua­n fitore në shtëpi. Ndeshja më e fortë e javës, ashtu siç pritej, rezultoi derbi i kryeqyteti­t ndërmjet Tiranës dhe Partizanit. Vajzat bardheblu u treguan më të vendosura dhe morën fitoren e tyre të dytë në kampionat. Tirana u tregua më e saktë dhe e kontrolloi plotësisht lojën gjatë dy seteve të para, duke i fituar ato 25-16 dhe 25-19. Në setin e tretë, Partizani zgjohet dhe ngushton diferencën, duke e fituar këtë aksion loje me rezultatin 25-19. Por, skuadra e Adrian Gorenxës i merr sërish në dorë frenat e lojës gjatë setit të katërt ku triumfon 25-19 dhe e fiton të gjithë sfidën me rezultatin 3-1. Një tjetër fitore në këtë javë mori edhe skuadra e Universite­tit Barleti, e cila triumfoi ndaj Vllaznisë me shifrat 3-0. Vetëm gjatë setit të parë, skuadra mike mundi të bëjë rezistencë, ku për Barletin u deshën pikët shtesë për ta fituar këtë set 26- 24. Më pas, ekipi i Hasan Gurabardhi­t dominoi totalisht, duke i fituar thellë dy setet e mbetura. Mirdita mori fitoren e parë në kampionat, duke mposhtur pastër Teutën, me rezultatin 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në qytetin e Rrëshenit. Vendëset dominuan në të gjithë ndeshjen ku i fituan bindshëm të tria setet. Skënderbeu mori gjithashtu pikët e para në këtë kampionat pas fitores së arritur në Korçë përballë Lushnjës. Skuadra korçare nuk e kishte aspak të vështirë të thyente ekipin mik me shifrat 3- 0, duke i fituar setet me diferencë pikësh dhe pa e vënë asnjëherë në diskutim rezultatin. Ll. Saro

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja Partizani - Vllanznia 1-3
Çast nga ndeshja Partizani - Vllanznia 1-3

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania